"Barbie", celulari me kapak dhe pa asnjë aplikacion të rrjeteve sociale është prezantuar së fundmi. Një pajisje me kapak që rikthen nostalgjinë për modelet klasike të telefonave.

Celulari i dizajnuar nga HMD, prodhuesi i Nokia-s, në bashkëpunim me Mattel ka si funksion vetëm telefonatat, mesazhet dhe një kamera të thjeshtë pasi i përmbahet trendit të detoksit dixhital.

Celulari Barbie është krijuar për ata që duan të shpëtojnë nga varësia e smartphone-ve dhe të rikthehen në mënyrën më tradicionale të komunikimit.

Kjo risi vjen pas suksesit të filmit "Barbie" që doli vitin e shkuar, ku Margot Robbie interpretoi rolin kryesor. Celulari i ri është një tribute për personazhin ikonë dhe sjell në jetë disa detaje interesante që lidhen me botën e Barbie. Për shembull, kur ndizet, celulari luan një sigël "Hi Barbie", dhe gjithashtu paraqet një njoftim të veçantë për një thirrje të humbur nga Ken.Top of Form.