Kompania më e madhe e teknologjisë në botë Apple ka publikuar së fundmi një vendim se disa pajisje të vjetruara kanë nevojë për përmirësime të softuerit për të përdorur kopje rezervë të ruajtjes së iCloud. Zyrtarët e kompanisë thanë se duke filluar nga 18 dhjetori, të gjitha pajisjet duhet të funksionojnë të paktën në iOS 9, i cili debutoi në 2015. Megjithëse të dhënat aktuale do të mbeten në vetë pajisjet pa asnjë problem, përdoruesit në iOS 8 ose më parë nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë kopje rezervë të reja ose të kenë akses në kopjet rezervë ekzistuese në iCloud.

Pajisje të vjetruara konsiderohen, ato pajisje nga fillimi i viteve 2010 duke përfshirë iPhone 4S, iPad 2 dhe iPod touch të gjeneratës së pestë.Përdoruesit duhet të shkojnë te “përditësimet e softuerit” në cilësimet e tyre dhe me patjetër duhet të shkarkojnë të paktën versionin iOS 9. Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se ka larguar apo fshehur disa podcaste në gjuhën ruse që ishin prodhuar nga gazetarë të pavarur.

Agjencia e lajmeve, Mediazona, raportoi më 14 nëntor se episodet e reja të radiostacionit online Ekho Moskvy dhe medias hulumtuese, The Insider, më nuk ishin të qasshme brenda Rusisë. Podcasti i Shërbimit në gjuhën ruse të BBC-së po ashtu duket se është prekur. Episodet më të vjetra se një javë janë ende të qasshme, raportoi Mediazona, teksa të gjithë përdoruesit jashtë Rusisë ende kanë qasje në të gjitha episodet.

Apple ende nuk ka reaguar për këto raportime. Kjo kompani po ashtu ka larguar apo bllokuar qasjen në disa VPN dhe në disa aplikacione brenda Rusisë. Current Time i Radios Evropa e Lirë ishte në mesin e mediave që janë larguar. Këto largime Apple i bëri pas kërkesës së rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor. Në vitet e fundit, autoritetet ruse kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të vendosur rregulla më të ashpra dhe për të kontrolluar përmbajtjen në internetin në gjuhën ruse, që njihet edhe si RuNet. Platformat sikurse X apo Facebook janë penguar ose ngadalësuar në të kaluarën. Ekspertët besojnë se këto janë teste nga rregullatorët për të filtruar përmbajtjen ose për të ridrejtuar përdoruesit rusë.