Instagram mund të jetë një nga vendet e bukura të internetit, por edhe një nga të shëmtuarit. Ana e shëmtuar shfaqet në pjesën e komenteve, kur disa përdorues, sidomos femra, fyhen rëndë.
Deri tani, ka qenë e vështirë ta shmangie këtë anë të errët, ishte çmimi që duhet të paguaje për gjërat e bukura që përfitoje nga përdorimi i aplikacionit. Por update-imi i fundit i Instagramit, do ta ndryshojë këtë në një mënyrë të mrekullueshme. Sipas Washington Post, kompania po nxjerr një opsion që do t’u lejojë përdoruesëve të përshtasin vetë përvojën që duan të kenë duke bllokuar fjalë të caktuara, shprehje dhe emoji nga komentet në fotot apo videot e tyre, ose edhe bllokimin e gjithë komenteve.
Opsioni po prezantohet ngadalë, së pari për disa përdorues që prodhojnë një sasi të madhe komentesh, që ndoshta janë personazhe të njohur dhe pastaj për ne, pjesën tjetër.
"Qëllimi ynë është ta shndërrojmë Instagramin në një vend miqësor, argëtues dhe, më e rëndësishmja, të sigurt për të shprehur veten. Kemi nisur ngadalë, t’u ofrojmë llogarive me një vëllim të madh komentesh, opsionin për të moderuar përvojën e tyre me komenteve. Duke nxënë, po përgatitemi për të përmirësuar përvojën e komenteve për komunitetin e gjerë", ka thënë Nicky Jackson Colaco, drejtori i politikave publike të Instagramit.
Shumë përdorues do ndiheshin më të sigurt me këtë opsion.
