Presioni i punëdhënësit, marrëdhënia e keqe me kolegët dhe kërkesat e tepërta janë vetëm disa nga arsyet që shkaktojnë stres në punë. Pavarësisht nga profesioni që ushtron secili, stresi i punës është kthyer në një “kamzhik modern” që ndikon në cilësinë e jetës brenda dhe jashtë vendit të punës.
Stresi i tepruar nuk lidhet vetëm me efektet psikologjike, siç janë humori i keq dhe mungesa e kënaqësisë, por edhe me efekte fizike, si dobësimi i sistemit imunitar dhe rritja e rrezikut të obezitetit.
Një test i shpejtë prej shtatë pyetjesh, që u zhvillua nga Shërbimi Shëndetësor Britanik (Choices NHS) zbulon nivelet e stresit me të cilat përballemi. Zgjidhni përgjigjet që ju përfaqësojnë më shumë duke mbledhur pikët në kllapa.
Si e menaxhoni orën gjatë punës?
a. Orari im është mjaft elastik, ndaj zgjedh se kur do të punoj e kur do të bëj pushim (0)
b. Pak a shumë e menaxhoj mirë kohën, por do dëshiroja më shumë liri (1)
c. Nuk ka mundësi të zgjedh se si do të punoj (2)
Si aplikohen ndryshimet në vendin e punës?
a. Kam mundësi të bisedoj me punëdhënësin para aplikimit të tyre (0)
b. Kam mundësi t’i bisedoj me punëdhënësin, por nuk mund të marr pjesë kur merren vendime (1)
c. Nuk lajmërohem për ndryshimet që do të bëhen, nuk kam mundësi t’i bisedoj (2)
Çfarë marrëdhënie keni me punëdhënësin?
a. Mund të kem ndihmën, mbështetjen dhe inkurajimin e tij të plotë (0)
b. Mund të ndaj me të diçka që më shqetëson gjatë punës (1)
c. Nuk kam marrëdhënie të mirë me të (2)
Si është marrëdhënia juaj me kolegët?
a. Më ndihmojnë dhe janë gjithmonë të gatshëm për të biseduar me mua mbi shqetësimet e punës (0)
b. Nuk më mbështesin shumë (1)
c. Kemi marrëdhënie të mirë, por nuk bisedojmë shumë me njëri-tjetrin (2)
Ju shkakton problem në punë një nga opsionet e mëposhtmë (mund të zgjidhni më shumë se një)
a. Përballem me sjellje të vrazhda (2)
b. Debatoj dhe përplasem shpesh me kolegët (1)
c. Kërcënohem nga një ose më shumë kolegë (2)
ç. Nuk kam marrëdhënie të mira me një person nga ambienti i punës (1)
d. Asnjë nga të mësipërmet (0)
Cili është roli juaj në ambientin e punës?
a. E kam të qartë se çfarë duhet të bëj dhe di të bëj punën time (0)
b. E di cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e mia, por ka raste që nuk ia dal dot (1)
c. Nuk e kam të qartë se çfarë roli kam (2)
Ju shqetëson një nga opsionet e mëposhtme? (mund të zgjidhni më shumë se një)
a. Njerëz të ndryshëm kanë kërkesa të ndryshme nga unë, gjë e cila nuk më ndihmon (1)
b. Afatet kohore që më lihen janë shumë të shkurtëra dhe si pasojë neglizhoj disa detyra për shkak të mbingarkesës (1)
c. Punoj në mënyrë robotike dhe nuk kam kohë për pushim (1)
ç. Më ushtrojnë presion për të punuar shumë orë (1)
d. Asnjë nga të mësipërmet (0)

Rezultatet:
0-3 pikë: Kushtet në vendin e punës është mjaft të mira. Edhe nëse ka presione, ambienti është i përshtatshëm për t’i kapërcyer ato, në sajë të mbështetjes dhe ndihmës që iu japin eprorët tuaj.
3-9 pikë: Ka vend për të përmirësuar situatën, në mënyrë që stresi mos ndikojë në punën apo jetën tuaj personale.
9-20 pikë: Niveli i stresit me të cilin përballeni në ambientin e punës, tejkalon atë të gradës normale. Të gjitha ato që ju shqetësojnë bëni mirë t’i bisedoni menjëherë me punëdhënësin tuaj.