Hëna ka një ndikim të jashtëzakonshëm në lëvizjet e Tokës, por edhe një efekt të madh në gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëjnë njerëzit gjatë “zhdukjes” së saj. Besohet që fazat e Hënës kanë ndikuar në rritjen e flokëve, në ndërtimin e gjërave të reja, kështu që duhet të bëni kujdes me gjërat që do të bëni gjatë kësaj kohe.

Hëna e re

Sa herë që është Hënë e re, astrologët këshillojnë fokus në gjërat që do të ndryshosh në këtë moment të jetës. 6 shtatori, këtë vit, ishte dita kur Hëna e Re hyri në Virgjëreshë, ndaj pas kësaj date, priten edhe ndryshime në të gjitha shenjat e Horoskopit.

Virgjëresha njihet si një shenjë e ndryshueshme e Tokës, e cila ka prirjen natyrore për t'u shërbyer të tjerëve.

Hëna e Re e shtatorit na bën thirrje të punojmë drejt krijimit të qëndrueshmërie. Ndërsa stinët ndryshojnë dhe dalëngadalë po afrohet ekuinoksi i vjeshtës, sigurohuni që të keni vendosur një rutinë të fortë. Në këtë Hënë të Re, angazhohuni për krijimin e objektivave, të matshme, të arritshme, të rëndësishme dhe të realizueshme në kohë.

Çfarë duhet të bësh?

Bëj një listë me gjërat e reja, të cilave do t’u japësh përparësi. Nëse hyn Hëna e re, diçka e re duhet të zërë vend patjetër tek ty. Mund të blesh syze të reja, por edhe shtëpi të re.

– Pasi të kesh plotësuar listën, ndiz një qiri dhe lëre të digjet deri në fund. Nëse e ke edhe gurin e fatit, lëre pranë qiririt që digjet. Pastaj, kërkoji universit tri dëshira:

“I kërkoj universit të më sjellë dashuri në jetë”

“I kërkoj universit të më përmirësojë financat”

“I kërkoj universit të më sigurojë një pozicion të ri në karrierë …” etj.

– Ji specifike në gjërat që kërkon të arrish dhe në dëshirat që do të shprehësh.

– Përsëriti dëshirat që ke me zë të lartë tri herë. Lëri qirinjtë të digjen deri në fund. Pastaj kryqëzo gishtat dhe lutu që gjithçka ke dëshiruar të të realizohet.

– Ruaje listën ku ke shënuar dëshirat deri në Hënën e Re të muajit të ardhshëm (6 tetor), por bëj të pamundurën që t’i përmbushësh dëshirat që ke shkruar. Mund të gjesh në to disa prioritete që i ke vënë vetes në fillim të vitit.

Nuk është e sigurt që kjo lloj “magjie” funksionon, por astrologët besojnë se në 75 për qind të rasteve, ajo që ne shkruajmë në listë, ndodh. Ata besojnë se kjo është magji e pastër që, kur e dëshiron me gjithë zemër, realizohet. Megjithatë, me rëndësi është fakti që veprimet tona ndryshojnë çdo ditë dhe ndryshimi është një fenomen i mrekullueshëm që të gjithë e duam dhe e kërkojmë.

Dita e Hënës së Re është një ditë në të cilën të gjitha angazhimet e reja marrin tjetër kah. Në ditë si kjo, edhe mrekullitë janë të mundura.