Kuzhina është pjesa e shtëpisë ku shumica e femrave kalojnë kohën më të madhe të ditës. Sidomos ato që u pëlqen gatimi. Ndaj edhe ne po ju japim disa mënyra që e bëjnë përgatitjen e vakteve më të thjeshtë dhe lehtësojnë punën e tyre në kuzhinë.
Shikoni disa nga këshillat e mëposhtme që me siguri do ju lehtësojnë dhe do e bëjnë qëndrimin në kuzhinë me të këndshëm.
Për të mos hapur librin e recetave disa herë

E kujt i pëlqen që ndërkohë që është duke gatuar të hapë librin që mbyllet vazhdimisht në të njëjtën faqe? Duke e varur në një kremastar me kapse do e mbani të hapur gjatë gjithë procedurës të gatimit.
Bëjëni salcën e domatës…akull

Kur të përgatisni sërish salcë domateje, një pjesë të saj mbajeni në format e akujve. Kështu, herën tjetër që do të gatuani nuk do të jetë nevoja të përgatisni sërish salcë.
Një grirës kaçkavalli ndryshe

Kush tha që nuk mund ta presësh kaçkavallin edhe me pastruesin e perimeve?
Enigma më e madhe: si të qëndrojë më këmbë luga në tenxhere?

Përgjigjja është shume e thjeshtë. Me një llastikë të vogël që do t’i lidhni rreth e rrotull.
Mënyra më e thjeshtë për të pastruar misrin

Konserva me misër është zgjidhja e thjeshtë fare, por nëse dëshironi t’i zjeni vetë misrat, kjo është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për t'i pastruar ata.
Tani do i hapni vetë vazot, pa ndihmën e askujt

Vendosni një llastikë në kapakun e saj dhe disa të tilla në pjesën e poshtme të vazos.
Masa e saktë

Duke ngjitur një copë ngjitës në anë të kutisë, luga juaj nuk do të mbushet asnjëherë më shumë seç duhet.
Si t’i mbyllni amballazhimet plastike për të mos u prishur

Prisni pjesën e sipërme të një bidoni plastik dhe vendoseni në amballazhimet siç shihni në foto. Do e keni më të lehtë përdorimin në vazhdim.
Pastroni vazot e qelqit me…oriz

Mbusheni vazon me ujë deri në mes dhe më pas, bashkë me një lugë oriz shtoni edhe detergjent. Vendosni kapakun dhe tundeni për disa minuta. Më pas shpëlaheni rregullisht.