
Një kuti apo një sirtar në shtëpi të mbushur me sende të paoranizuara mund të kthehet shpejt në burim stresi. Pikërisht këtu vjen në ndihmë metoda “doom diamond” një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për të kthyer kaosin në rregull, hap pas hapi, pa u ndjerë e mbingarkuar.
“Doom” do të thotë “nuk e organizon, vetëm e lëviz” dhe me shumë gjasa ke të paktën një kuti të tillë në shtëpi. Mund të jenë të mbushura me gjëra që kishit ndërmend t’i rregullonit, por në vend të kësaj i keni mbledhur shpejt dhe i kemi lënë aty për më vonë.
Çfarë është metoda “doom diamond”?
Metoda “doom diamond” të kërkon të marrësh kutinë dhe ta ndash përmbajtjen e saj në katër grupe në formë diamanti rreth teje. Grupi i parë është më i lehti për t’u trajtuar, sepse është ai plot me gjëra që thjesht duhen hedhur. Dy grupet e tjera janë të lehta për t’u ndarë, por marrin më shumë kohë për t’u shpërndarë sepse janë gjëra që e kanë një vend, dhe gjëra që nuk e kanë një vend në shtëpi.
Grupi i fundit përmban sendet më të vështira, ato që kërkojnë veprim. Këtu mund të jenë fatura për t’u paguar, letra për t’u hedhur ose çdo gjë që kërkon pak më shumë menaxhim.
Si me të gjitha metodat e pastrimit, sapo të fillosh, shpesh gjen energjinë të shkosh më thellë dhe të rregullosh më shumë se sa kishe planifikuar. Por, edhe nëse ke kohë vetëm për një pjesë të vogël, të paktën ke një proces me katër hapa në vend të një pastrimi kaotik që nuk di nga t'ja nisësh.
