Ju mund të mendoni që për të hequr materialin e shtresëzuar mbi pllaka nuk ka shpresë, por me produktet e duhura dhe pak fërkim, mund t’i pastroni dhe freskoni pllakat tuaja.

Mjafton të ndiqni propozimet e Michael Dimopoulos, një specialist i pastrimit të shtëpive në kompaninë Thumbtack dhe themelues i Lazy Susans Cleaning për të pastruar dyshemetë dhe tualetet tuaja.

Në fillim duhet të shpërhapni sipër pllakave një pluhur të fortë pastrues që të mbulojë gjithë zonat e papastra.

Më pas duhet të spërkitni sipërfaqen me uthull të holluar me ujë.

Zhysni një furccë në ujë dhe fërkoni siperfaqen. Pluhuri, solucioni i sprucuar dhe uji do të përzihen duke krijuar një pastë. Lëre atë pastë mbi sipërfaqe 5-10 minuta.

Shpëlaje dhe fshije me një copë.

Nëse pllakat kanë nevojë edhe për më shumë zbardhim, sprucoji me një solucion pastrues. Përhapeni mirë me një copë dhe lëre të thahet. Pasi të jetë tharë, shpëlani papastërtitë dhe fshini pllakat.

womansday