Në ndërtimin e komplekseve rezidenciale, Orion Construction mendon për nevojat e të gjitha familjeve. Gjithnjë e më shumë familjet janë në kërkim të apartamenteve me sipërfaqe ekonomike, funksionale dhe komode. Apartamente të tipit garzionere apo 1+1 me sipërfaqe që fillojnë nga 45metër/katrorë deri në 60 metër/katrorë . Me qëllim që këto apartamente të jenë sa më komode dhe funksionale më poshtë do të gjeni disa ide se si mund të shfrytëzohen në maksimum hapësirat e një apartamenti të vogël.
Orendi te vogla me shumë funksione
Hapi i parë që duhet të kuptojmë kur të arredojmë një apartament të vogël është zgjedhja e pajisjeve të vogla por me shumë funksione. Një shtëpi të vogël duhet ta mendojmë si një varkë me vela: orendi të studiuara deri në centimetra që mund tu shërbejnë qëllimeve të shumta. Një skrivani që mund të bëhet tavolinë ngrënieje, një divan që behet krevat i dobishëm apo një krevat dopio që është me rafte. Vendosja e rafteve në mure është një zgjidhje e zgjuar pasi ju krijojn mundësi të mbani shumë sende pa qënë nevoja te sakrifikoni të gjitha hapësirat e shtëpisë.
3 sekretet per te zmadhuar vizualisht hapësirën.
Ashtu si edhe për veshjet ngjyrat e errëta që thithin dritën tregojnë hapësira më të vogla, ndërsa ngjyrat e celëta, të cilat reflektojnë pjesën më të madhe të dritës krijojnë ndjesinë e hapësirave më të mëdha.
- Për një shtëpi me dimensione të vogla është e këshillueshme që për muret, mobiliet, perdet dhe tapetet të përdoren ngjyra të celta. Në vecanti ngjyra e bardhë është zgjidhja më e mirë duke qënë se e rrit perceptimin e zmadhimit të hapësirës me 10%.

- Ndricimi i apartamentit është shumë i rëndësishëm, pasi nëpërmjet ndricimit të zgjedhur mund të ndryshosh tërësisht pamjen e apartamentit. Për shembull pozicioni i dritave mund të ulë ose ngrejë tavanin duke zmadhuar apo zvogëluar kështu dhomën.

- Edhe përdorimi i pasqyrave mund të eliminojnë kufijtë vizuale të hapësirës duke zgjatur fushën vizuale, kështu që vendosja e një pasqyre të madhe apo e disa pasqyrave të vogla në pozicione strategjike të krijon përshtypjen e hapësirave më të mëdha.

