Një zyrë duhet të jetë e gjerë dhe duhet të inkurajojë përqendrimin, prandaj është e këshillueshme që muret të lyhen me ngjyra neutrale që nuk tërheqin shumë vëmendjen e syrit. Ngjyra e bardhë, ngjyra bezhë ose krem janë ideale për zyrat.

Ndriçimi i mirë është thelbësor. Ndriçimi i zyrës duhet të projektohet që t’ju ndihmojë në punën tuaj dhe mos t’ju lodhë shikimin. Kompiuteri dhe tavolina duhet të jenë të pozicionuara në mënyrë që të kenë dritën e duhur, por jo të drejtëpërdrejtë dhe as të varfër. Duke pasur parasysh ekspozimin e dhomës dhe prania ose mungesa e dritareve, përcaktohet edhe vendi i mobiljeve dhe në përputhje me rrethanat të shtohet edhe ndriçimi artificial.


Një tavolinë gjerë, disa karrige të rehatshme dhe disa rafte janë të gjitha mobilje që ju nevojiten për një zyrë. Gjëja e rëndësishme është që raftet te janë të bollshme për të dhënë mundësinë për të mbajtur dhe organizuar të gjitha dokumentet e nevojshme. Hapësira që përcaktohet "ajër", është ajo që përbëhet nga muret, duke përfshirë edhe zonën sipër derës. Në këto zona mund të vendosni rafte për libra apo objekte të cilat nuk janë për përdorim të përditshëm, ndërsa në zonat më të ulëta dhe të arritshme vendosni rafte për të mbajtur dosjet dhe materialet e nevojshme në punën e përditshme. Së fundi, për të shmangur që librat dhe dokumentet të mbushen me pluhur ju mund të përdorni raftet të cilat janë të mbyllura me kapak xhami apo druri.

Është e këshillueshme që zyrës ti japen disa tone personale që përputhen me shijet tuaja. Ju mund të shtoni disa elemente dekorative si bimë, piktura, korniza, foto dhe shtojini pak ngjyra hapësirës me perde dhe qilima.
.jpg)