Për tu ndjerë sa më komod në shtëpinë tuaj, është e nevojshme ta mbushni atë me pozitivitet.

Ajo që ne ju sugjerojmë është të përdorni Feng Shui. Rregullimi i hapësirës së quajtur Feng Shui, është një praktikë e lashtë e artit tradicional kinez, i cili bazohet në llogaritjen e bilancit Chi, (Qi ose Ki) e cila është energjia e vetë jetës, një ekuilibër i Yin dhe Yang, energji pozitive dhe negative, elektromagnetike e cila rrjedh nëpër gjithçka. Qëllimi i Feng Shui është të sillni energji (chi) pozitive në shtëpinë tuaj, në mënyrë që jeta juaj të ndjehet energjike dhe e ekuilibruar. Këto që po ju paraqesim më poshtë janë udhëzime të përgjithshme, pasi llogaritjet reale varen nga hapësira dhe sipërfaqja ekzakte. Në këtë mënyrë ju frymëzoni një energji të mirë, për ta bërë kohën tuaj në shtëpi sa më të këndshme të jetë e mundur.

KONTROLLONI POZICIZIONET TUAJA KOMANDUESE

Në Feng Shui, një nga parimet më të rëndësishme është pozicioni komandues. Në thelb ky është pozicioni i disa mobiljeve të rëndësishme: krevati ( i cili ju përfaqëson), tavolina e punës (e cila përfaqëson karrierën tuaj) dhe soba (e cila përfaqëson shëndetin tuaj). Duke qenë se nuk mund të zhvendosni sobën, atëherë është me siguri më e thjeshtë të lëvizni krevatin dhe tavolinën tuaj, në një pozicion më të mirë. Gjëja kryesore këtu është të jesh në gjendje të shohësh derën kur përdor këto sende - a mund ta shihni derën kur jeni në krevat ose kur uleni në tryezën tuaj të punës? Ju nuk duhet të jeni direkt në kontakt me derën, por nuk duhet as t’i ktheni shpinën. E gjithë kjo hyn në lojë në mënyrë që të merrni energji optimale pozitive.

NGRIHUNI VERTIKALISHT

Nuk ka nevojë të shtoni mure, ose shkallë në dekorin e shtëpisë tuaj, por integrimi i disa formave dhe linjave vertikale në dekorin e shtëpisë suaj, paraqet rritje dhe zgjerim. Kjo mund të realizohet në disa mënyra. Shtoni pak ndriçim, aty ku drita shkon për lart. Shtoni një pemë, ose një vazo me gjelbërim të lartë, në një qoshe për ta bërë hapësirën të duket më e lartë. Në dhomë mund të vendosni disa rafte librash të lartë, deri në tavan. Punoni me parametrat e shtëpisë tuaj, për të krijuar ndjenjën e lartësisë.

MBAJINI GJËRAT TË PASTRA

TË kesh shumë rrëmujë rreth e rrotull ka të ngjarë që nuk do të ndikojë për mirë në qartësinë tuaj mendore, dhe aq më pak me skemën e arredimit të ambjentit tuaj. Në Feng Shui rrëmuja merr një hapësirë të vlefshme, në të cilën është e nevojshme hyrja e një energjie të re. Rekomandohet që të bëhet zakon, pastrimi i hapësirës së punës çdo ditë. Jo vetëm që do t’ju bëjë të ndihemi më pak të stresuar, por gjithashtu do të krijojë një sens rregulli në kohë të tilla kaotike. Do të keni një fillim të pastër çdo ditë, gjë që do të kthehet në produktivitet për ju.  Çka duhet pastruar tjetër për të dhënë një ndikim të madh, janë dritaret (ato konsiderohen si sytë e ndërtesës suaj). Jepini një shkëlqim për të maksimizuar rrezet e diellit në shtëpi.

PASTRONI HYRJEN NGA GJËRAT E PANEVOJSHME

A nuk ka kuptim që vendi i parë që shihni kur hapni derën është një vend i rëndësishëm për të pasur energji të mirë?? Në Feng Shui, hyrja paraqet mënyrën se si energjia hyn në shtëpinë dhe në jetën tuaj. Hiqni qafe grumbuj çorapesh. Bëni disa pastrime dhe pluhurosje. Nëse keni hapësirën e duhur, shtoni disa bimë dhe vepra arti. Bëni gjithçka që është e mundur për ta bërë hapësirën të ndihet sa më tërheqëse. Kristin Esposito, një arkitekt dhe interior designer, i cili studioi Feng Shui, thotë se: “ Gjithmonë përpiquni të përfshini një raft këpucësh, grepa për pallto dhe hapësirë për të vendosur çadrat dhe elemente shiu. Është shumë e rëndësishme që këto elemente të kenë ”vendin e vet” pasi ato mbajnë energjinë e botës përtej derës suaj kryesore.

LARGONI GJËRAT QË JU PENGOJNË LËVIZJEN

A janë rrugët më të shpeshta në shtëpinë tuaj - të themi, nga dhoma e gjumit në banjë?

A ka një tryezë, me fundin e të cilës përplaseni çdo ditë? Mendoni se si lëvizni nëpër hapësirën tuaj dhe përpiquni të bëni rrugët sa më të qarta që të jetë e mundur. Nëse kjo kërkon një ri-rregullim të madh, ju ndoshta keni nevojë për ta bërë atë. Efektshmeria është gjithçka në Feng Shui, kështu që është e rëndësishme të pastroni pengesat nga rruga juaj dhe të bëni rrjedhën tuaj sa më të lehtë.

SHTONI BIMË

Motoja juaj e re për jetën duhet të jetë: Kur keni dyshim, shtoni më shumë bimë. Bimët mishërojnë energjinë e jetës, kështu që ata do të shtojnë freski dhe gjallëri në shtëpinë tuaj.

PËRFSHINI METALE

"Në kalendarin kinez, ne jemi në vitin e miut dhe elementi është metali", thotë Kristin.

Elementi metalik është i shkëlqyeshëm për t'u përfshirë në zyrën tuaj të shtëpisë pasi ndihmon me qartësi, mprehtësi të mendimit, qetësimin dhe ekuilibrimin e energjisë, gjithashtu mund të ndihmojë edhe me produktivitetin.  Vendosni disa vazo dekorative, statuja ose skulptura të vogla.