Qoftë ndërtimi i ri apo rinovimi i një strukture ekzistuese, krijimi i një shtëpie të re është një udhëtim për të zbuluar kush jeni, çfarë doni dhe si doni të jetoni.
Eshtë një shans për ju të përcaktoni marrëdhënien tuaj me botën, me familjen dhe me veten tuaj. Krijimi i një shtëpie është më shumë sesa ndërtimi i "3 dhomave të gjumit dhe 2 tualeteve".
Ashtu si me çdo udhëtim, do të dëshironi të bëni disa hulumtime dhe të planifikoni udhëtimin tuaj. Do të dëshironit të kuptonit se cili duhet të jetë rezultati përfundimtar dhe sa do të kushtojë.
Qëllimi është të ndërtosh shtëpinë e ëndrrave dhe për këtë nevojiten partnerët e duhur. Se si të bëni zgjedhjen e duhur do e kuptoni në fund të leximit.
Pyetja më e zakontë kur bie fjala tek arredimi i një shtëpie të re është: ‘shtrimi me pllak apo me parket?’
Kjo është një dilemë që kërkon një rezultat cilësor dhe unik. Ajo që ju duhet për të arritur këtë është Selection By Arjon. Jo vetëm që siguron cilësinë por kalon përtej imagjinatës suaj të arredimit.
Sekreti i një shtëpie ëndrrash është: detaji unik. Me linjat e markave më të njohura të cilat sjellin një kreativitet pa limit, ju mund të arrini më tej pritshmërive tuaja.
Një përputhje midis linjave dhe formave të cilat karakterizojnë konceptin e butësisë të quajtur ‘Biscuit’ nga nga Listone Giordano, është vetëm një hap larg jush.
View this post on Instagram
Në showroom-in e Selection by Arjon nuk do të gjeni vetëm cilësinë e garantuar, por dhe shumë përgjigje të pyetjes: “Si duket një shtëpi ëndrrash?”
Çfarë po thoje? Akoma nuk ke menduar për arredimin e tualetit? Si the? Çmime të larta dhe pa cilësi? Epo ke qenë në vendin e gabuar.
Ja që nuk është dhe aq e vështirë të kesh në shtëpi një tualet modern, joshës, funksional dhe me një garanci jetësore.
View this post on Instagram
Pas një dite të lodhshme pune le të jetë vendi juaj i relaksit. Këtë mund ta arrini përmes Selection by Arjon, të cilët bëjnë që çdo projekt i juaji të shkëlqej nga klasi dhe bukuria.
Dhe nëse do të flasim për pjesën më delikate, çmimet, ja që nuk të duhet një buxhet marramendës për të pasur një shtëpi moderne, joshëse, funksionale, dhe me garanci europiane.
A e kuptuat cili është partneri i duhur për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave?
View this post on Instagram