Në këtë rubrikë të re të dekorit të shtëpisë do filloj me një temë tepër largpamëse, se cilat do të jenë ngjyrat e 2017-s dhe më interesantja është fakti që këto tendenca vërtiten rreth personalitetit tuaj. Nuk janë thjesht nuanca, por ato ndikojnë apo plotësojnë stilin tuaj personal për të dekoruar dhe dizenjuar ambientet e brendshme të shtëpisë.

Këto që do të paraqes më pas, janë disa ngjyra të cilat po përfliten që tani nga ekspertët.

Janë 3 grupe ngjyrash, të cilët ata i kanë cilësuar si: Të sigurtat,  të qetat dhe të rehatshmet.

Në bazë të këtyre 3 grupeve, frymëzohen dhe përcaktohen dizenjot e ambienteve.

Mund t'i shihni më qartë në disa shembuj konkretë:

Të sigurtat:

Blu e turbullt

Kjo lloj bluje ringjall ndjesinë e oqeanit, nuancat e plazhit të përdorura këtu në mure dhe tavan.

Blu-e gjelbër

Nuancat portokalli të karrigeve dhe aksesorëve tek-tuk në këtë ambient kuzhine e ngrënieje ndërfuten dhe krijojnë një kontrast në hapësirën e gjelbër të njomësht. Është një ngjyrë e përsosur për një apartament që dëshironi t'i jepni një pamje dramatike.

E verdha diellore

Po, lyerja e dyshemesë me një të verdhë të ndritshme është tepër e guximshme, por a nuk ndiheni më të lumtura  duke parë këtë dhomë?

Të qetat:

Gri minerale

Mënyra më e mirë për të dalë nga stili tradicional? Lyjini ambientet me një ngjyrë të pasur si kjo grija e errët.  Në rastin e kësaj dhome këtu, konturet e murit zbusin grinë serioze.

Blu-e gjelbër e lehtë

Këto dy nuanca kur bashkohen me aksesorët bardhezi, gjallërojnë zyrën minimaliste.

Jeshile toke dhe bezhë e murrët

Kombinimi krijon një vibrim të qetë në këtë shtëpi verimi.

Të rehatshmet:

Blu e pluhurosur

Nuanca verore tradicionale, si kjo këtu, ndihet e sofistikuar kur ndërthuret me dyshemenë prej druri të errët dhe aksesorët prej tunxhi.

Rozë pastel

Duket se roza kuarc nuk do të shkojë gjëkundi (për sqarim: 2 tendencat e vitit 2016 janë roza kuarc së bashku me bojëqiellin). Nuanca ultra femërore përforcon dritën natyrale të dhomës.

E verdha e butë

Sado e butë të jetë e verdha, përsëri i jep energji dhomës neutrale me mure gri. Është një nga kombinimet më të përsosura që ekzistojnë në dekorin e shtëpisë.

Për më tepër informacion shihni në Facebook në faqen “Dekor” (community).