Detergjenti i enëve, mund të jetë artikulli kryesor mbi lavaman, por fuqia e tij pastruese na vjen në ndihmë për të gjitha ambientet e shtëpisë, jo vetëm për të pastruar yndyrën dhe ca njolla mbi tigan. Zakonisht likuidet e enëve jane detergjent të butë, ndaj mund të jenë një zgjidhje e mirë përkundrejt kimikateve të tjera të dëmshme. Herës tjetër kur t’i futeni shtëpisë me kokë për të pastruar, kini parasysh këto këshilla:

Eliminoni njollat e yndyrës mbi rroba.Ju ranë disa njolla salcë sallate mbi bluzë? Aplikoni pak Rix mbi njollë dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm (kjo metodë vlen edhe për njollat mbi kollare). Larësi i enëve është delikat për trajtimin paraprak të njollave. Dhe funksionon me pjesën më të madhe të fibrave tekstile (edhe me materiale të leshta apo të mëndafshta, të cilat dëmtohen lehtësisht nga detergjentët e fortë të rrobave që përmbajnë enzima.)

Pastroni dyshemenë e kuzhinës ose të tualetit tuaj. Mjafton të merrni një kovë të thjeshtë me ujë të ngrohtë dhe t’i shtoni dy lugë gjelle Rix, që ajo të transformohet në një larës dyshemeje. Përdoreni këtë solucion mbi të gjitha sipërfaqet e dyshemesë, por evitoni parketet, pasi uji mund të dëmtojë drurin.

Shpluhurosni mobiljet që keni në oborr &ballkonin e shtëpisë.Në një tas me ujë të ngrohtë, shtoni një dozë të vogël larës enësh dhe përdoreni për të pastruar tavolinat, karriget apo cfarëdo lloj mobiljeje tjetër që keni në verandë. Më pas, shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Pastroni furçën e flokëve dhe krëhërat.Luftoni papastërtitë që formohen nga yndyra e flokut, ose pluhura të tjerë, duke përgatitur disa pika larës enëshRix, me ujë të ngrohtë.

Përdoreni për larjen e rrobave me dorë. Ndonjëherë, mund të përdorni edhe nje lugë gjelle larës enëshRix, në vend të detergjentit që përdorni zakonisht, për të larë rroba delikate që kërkojnë larje me dorë.

Eliminoni njollat nga tapetet. Përzieni një lugë gjelle Rix me dy gota ujë të ngrohtë. Merrni një copë të pastër dhe zhyteni në tretësirën që formuat, e më pas fërkoni me të pjesën e njollosur mbi tapet. Përsëriteni veprimin  deri në momentin kur copa të ketë thithur të gjithë njollën. Më pas, shpëlajeni me një sfungjer me ujë të ftohtë dhe thajeni me një copë të pastër.

Pastroni dollapin e kuzhinës. Njësoj si mjetet që përdorni për gatim (pjatat, lugët, garuzhdet etj.) në kuzhinë, edhe kanatat e kuzhinës, apo sirtarët kanë nevojë për pastrim herë pas here sepse yndyra formohet edhe në bufenë e kuzhinës gjatë gatimit. Pak Rix me ujë të ngrohtë, një shpëlarje e mirë me ujë të pastër dhe një copë e thatë për ta fshirë në fund. Kjo është gjithçka për të cilën bufeja ka nevojë.

Largoni njollat e yndyrës nga Çimento.Nëse pikasni një njollë në dyshemenë e oborrit tuaj, mbulojeni menjëherë njollën me sodë buke dhe më pas vendosni larës enësh Rix mbi të. Fërkojeni me një furcë plastike dhe lëreni më pas të pushojë për disa orë. Shpëlajeni dhe përsëriteni veprimin deri sa njolla të jetë larguar plotësisht.