UEFA në bashkëpunim me Adidas kanë krijuar topin me të cilin do të luhen të gjitha ndeshjet eliminatore për në kampionatin botëror Rusi 2018, në turneun e Evropës.
Ndryshe nga çdo herë, topi i këtyre elimantoreve përmban fotografi të stampuara në sipërfaqje të cilat janë realizuar nga tifozët brenda stadiumeve të ndeshjeve të Kampionatit të fundit Evropian.
Më shumë ngjyra dhe kujtime në një top!
