Me siguri të gjithë keni lakmuar të paktën njëherë fotot e personazheve që ndiqni në rrjetet sociale. Por, të bësh foto të bukura dhe profesionale nuk është gjithmonë e nevojshme të paguash një profesionist. Ekzistojnë disa truke të thjeshta që mund t’ju bëjnë të ndjeheni një fotograf profesionist dhe sigurisht, të pasuroni galerinë tuaj në Instagram me foto të bukura e të suksesshme.

1. Nëse planifikoni që të bëni foto vintage, ju mjafton që të vendosni rreth objektivit të aparatit tuaj pak vazelinë.

 2. Nuk ju duhen patjetër stativët për të vendosur aparatin tuaj. Të njëjtin funksion mund të ketë edhe një thes me bizele ose me misër.

3. Krijoni një lente të personalizuar duke përdorur një karton që mund ta vendosni rreth objektivit të aparatit, ose për të njëjtin funksion mund të përdorni edhe gotën njëpërdorimshme të kafes.

4. Nëse dëshironi që në foton tuaj të keni vërtet efektin e ndriçimit të një studioje, fiksoni në objektiv kutinë e patatinave, të cilës sigurisht më parë duhet t’i keni prerë fundin.

5. Nëse ju duhet një flash i fortë dhe rrethor, krijojeni me letër alumini.

6. Krijoni mjegull në fotot tuaja duke përdorur një qese sanduiçi, ose të çfarëdoshme.

7. Nuk ka rëndësi nëse fotot i bëni vetëm në dhomën tuaj, apo në korridor. Ato mund të duken të ndryshme nëse krijoni varietet duke ndryshuar sfondin.

8. Shpërndarjen e  dritës mund ta bëni duke përdorur një shishe plastike. Mjafton që të vendosni një copë prej saj mbi blic.

9. Ju mund të krijoni një makro lente duke përdorur kartonin e letrave higjienike.

10 Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme është që të krijoni një këllëf të personalizuar për aparatin tuaj fotografik.