Është e mërzitshme kur ti ke blerë një tufë me tulipanë të freskët që i sheh ngado këtë sezon dhe në çastin që i vë në vazo, ata varen.
Ok, ka një mënyrë për të qenë të sigurt që lulet e bukura të qëndrojnë drejt dhe të duken për mrekulli, një monedhë 1 Lek-ëshe.
Një shitës lulesh në Tregun e Rrugës Columbia në Londër i ka thënë një reviste britanike Good House Keeping, të hedhin një monedhë 2 Pens, e ngjashme me 1 Lek-ëshin, në fund të vazos dhe pastaj të mbushin me ujë që ato mos të vyshken.
Dhe kjo revistë konfirmon që e ka provuar në disa raste dhe janë shumë të kënaqur me rezultatet!