Bën sens që marrëdhënia juaj të jetë më e mirë në qoftë se ju keni marrë mbështetjen e familjes dhe miqve tuaj apo jo? Ata janë njerëzit që ju njohin më mirë dhe në qoftë se japin miratimin për të qenë ligjërisht dhe emocionalisht të lidhur me partnerin tuaj përgjithmonë, shanset që ai / ajo / që keni në krah të mos jetë dhe aq keq, janë të mëdha.

Business Insider raporton se numri i njerëzve të cilët vijnë në dasmën tuaj, në fakt mund të jetë një tregues se sa kohë  do të zgjasë martesa juaj. E dimë, kjo tingëllon pak e sforcuar apo jo? Kini durim. Shpjegimi vjen tani.

CB Insights, një kompani që ndërton software për të parashikuar tendencat e teknologjisë, nxori në Tweeter një tabelë bazuar në hulumtimet e tyre në SHBA – që tregon se sa më shumë të ftuar keni në ditën tuaj të madhe, aq më të pakta janë gjasat për t'u divorcuar më vonë.

Si ka mundësi që kjo të ketë kuptim? Eksperti i të dhënave Randy Olson publikoi i pari në lidhje me këtë gjetje qysh në vitin 2014 dhe shpjegoi këtë teori:

"Është e qartë, se kjo tregon se të pasurit një grup të madh familjarësh dhe miqsh të cilët mbështesin martesën është thelbësisht e rëndësishme për stabilitetin e martesave afatgjata.

Pra, nëse ju jeni duke planifikuar dasmën tuaj dhe nuk vendosni dot nëse do ta fusni apo jo Ermalin në listën tuaj edhe pse ai në mënyrë të qartë ju urren, bëjeni. Tashmë e kuptuam, sa më e gjatë lista aq më e gjatë edhe martesa.