Sot gjithmonë e më shumë shohim sa e rëndësishme është karizma për të çarë në jetë, për të qenë një mik dhe një koleg i vlerësuar. Shpesh e quajmë si një cilësi të brendshme të njerëzve, por shkenca thotë që ka mënyra për ta mësuar atë. Ja nëntë

Përdor fjalë që i kuptojnë njerëzit

Në librin e tij “Why Presidents Succeed”, psikologu Dean Keith Simonton i Universitetit Davis të  Californias thotë që ata që shquhen për komunikim përdorin gjuhë të thjeshtë. Presidentët më karizmatikë arrijnë një komunikim emocional me njerëzit duke u folur zemrës së tyre, jo trurit.”

Shprehi ndjenjat

“Personat karizmatikë i shprehin ndjenjat spontanisht dhe sinqerisht”, thotë psikologu Ronald E. Riggio i Claremont McKenna College. “Kjo i lejon  të ndikojnë emocionet e të tjerëve. Quhet ngjitja e emocioneve, ose prirja për të imituar të shprehurin”. Kështu që nëse ti je shumë i emocionuar për diçka, të tjerët do e kapin atë emocion, gjithashtu.

Fol për potencialin tënd, bën më shumë përshtypje sesa të flasësh për arritjet

Një studim i  universiteteve Stanford-Harvard cituar së fundmi në  Marginal Revolution thotë që nuk janë rezultatet ato që tërheqin vëmendjen e njerëzve, por potenciali i perceptuar për atë person. “Kjo pasiguri që fshihet te potenciali vlen më shumë sesa të mendosh për diçka që dihet tashmë”, shkruajnë autorët.

Ec me të njëjtin hap me të tjerët, ata do mendojnë që je miqësor

Në një studim të  Durham University, studentëve iu shfaqën video  të 26 studentëve të tjerë duke ecur, disa me hapa të mëdhenj, disa me hapa më të vegjël. Duheshin vetëm pak hapa për të dhënë një ide për personalitetin. Studentët i quajtën ata me hapa të mëdhenj ekstrovert dhe të guximshëm, ndërsa të tjerët u panë si neurotikë. Një studim i Universitetit të Illinois në Urbana-Champaign për shpejtësinë e ecjes, zbuloi që djemtë që ecin me të njëjtin ritëm si vajza që kanë pranë, e pëlqejnë atë.

Mbaji krahët dhe gjoksin hapur për të treguar që i mirëpret njerëzit

Specialistët e gjuhës së trupit bien dakord që pozicioni i trupit bërtet më shumë sesa fjalët. Po t’i mbash duart e zhytura në xhep dhe shpatullat të mbledhura nga brenda, dërgon sinjale që nuk je i interesuar, por të flasësh me duar dhe të qëndrosh me kraharorin para, tregon që je i arritshëm.

Mbaj një qen me vete, të bën të dukesh tip që kujdesesh

Në një eksperiment të Universitetit të Michigan-it t, gratë lexonin histori me vizatime për burrat. Sa herë që historia kishte një person me qen, gratë i vlerësonin ata me një koeficient të lartë tërheqjeje. Kërkuesit përfundojnë që, të kesh një qen tregon që je tip që kujdesesh dhe i aftë për angazhime afatgjata. Gjithashtu të bën të dukesh më i qetë, i afrueshëm dhe i lumtur.

Qesh shumë

Në dy eksperimente, kërkuesit në Zvicër ekzaminuan marrëdhënien ndërmjet tërheqjes dhe qeshjes. Ata gjetën që sa më fort qesh, aq më tërheqëse duket fytyra. Në të vërtetë, një shprehje fytyre e lumtur kompensonte mungesën e faktorit tërheqës.

Bëji njerëzit të flasin për vete

Sipas një studimi të bërë në Harvard, të flasësh për veten stimulon të njëjtat zona truri që stimulon seksi ose një vakt i mirë. “Aktivizimi i këtij sistemi kur flet për veten tregon që hapja e vetes…mund të jetë një kënaqësi e padiskutueshme”, raporton Scientific American. Dhe kur njerëzit flasin për përvojat e tyre, ata bëhen më të dobët ndaj njëri tjetrit dhe kur ndodh kjo formojnë marrëdhënie sociale dhe kontribuojnë në mirëqenien e tjetrit.