Ndodhesh në një pikë të jetës, kur po mendon për të ardhmen tënde. Ka shumë opsione: Do fëmijë? Do të blesh një shtëpi në periferi apo do të jetosh në qytet? Çfarë pune do bësh? Do japësh para për bamirësi? Do ndjekësh një besim? Do bëhesh i ose e pasur?

Nuk të ndihmojmë dot me të gjitha këto pyetje, por mund të bëjmë diçka për të fundit.

Nëse synon “1 për qindëshin” e popullsisë (Zuckerberg-ët, Musk-ët dhe Cuban-ët e botës), ka dy rugë për t’u bërë i ose e pasur: 1)fito para, kurseji dhe investoji, ose 2)merri hua.

Rruga e parë është shumë më e komplikuar. Së pari, duhet t’I fitosh paratë. Mund të punosh për dikë tjetër, për veten ose të investosh për idetë e të tjerëve. Kjo kërkon shumë kohë dhe shumë punë dhe të duhet të kesh një grup aftësish të veçanta.

Pasi t’I fitosh paratë, duhet të mposhtësh dëshirën për t’i harxhuar. Të kursesh nuk është argëtuese. Para sesa të kursesh, duhet të shlyesh borxhet e vjetra, kredinë për shtëpinë, huanë për makinën dhe borxhet e kartës së kreditit duhet të jenë zero. Kur të mund të vësh para mënjanë, do duash të fillosh t’i investosh. Të investosh është si t’i harxhosh kursimet me steroide: pa bërë asgjë, kursimet do rriten. Kjo e gjitha kërkon shumë rregull, kohë, energji, sakrificë dhe planifikim. Kjo është rruga më e vështirë për t’u bërë të pasur. Le ta quajmë këtë rrugë Ëndrra Amerikane.

Nëse do të ndjekësh rrugën e dytë, është e lehtë. Gjithçka që të duhet  është të bindësh dikë, ose një bankë, që do ia kthesh paratë. Pastaj, ata do të japin paratë. Ti mund t’i shpenzosh paratë për çfarëdo që të kesh qejf.

Megjithatë, ka një tabelë paralajmëruese në rrugën e dytë: duhet t’i kthesh të gjitha mbrapsht një ditë, ndoshta dhe më shumë. Le ta quajmë Ëndrra Borxh.

Ashtu siç ka dy rrugë për t’u bërë të pasur, ashtu ka dhe dy lloje të pasurish: 1) njerëzit që ti e di që janë të pasur dhe  2) njerëzit që nuk e di që janë të pasur.

Nëse dikush ka ndjekur rrugën e Ëndrrës Amerikane për t’u bërë i pasur, ai ose ajo mund ta ekspozojë pasurinë ose t’i bashkohet dukurisë “Pasuri e Fshehtë”. E mira, do thoshte kushdo, është të shijoje atë për të cilën ke punuar. Të ngasësh makina të mira, të vishesh bukur dhe të plotësosh ca teka. Të shkosh me pushime me të dashurën ose të dashurin. Ka qindra njerëz në botë që ngasim makina të shtrenjta, mbajnë ora 50 mijë dollarëshe dhe jetojnë në vila 10 milionë dollarëshe pasi u ka rënë bretku për to. Ata e ekspozojnë pasurinë sa të duan, ata po jetojnë stilin e dëshiruar të jetës si të pasur, por ka edhe nga ata milionerë që ngasin makina 10 vjeçare, veshin blu xhins dhe jetojnë në një apartament të thjeshtë. Të punosh shumë dhe të kursesh për një kohë të gjatë kthehet në zakon. Të shpenzosh dhe të jesh I kënaqur me atë që ke të bën një milioner të qetë. Ti mund të mos e dish që shitësi I dyqanit të celularëve është pasanik, por atij nuk I bëhet vonë e di ti apo nuk e di. Këta njerëz jetojnë stilin e dëshiruar të jetës, të klasës së mesme.

 

Në qoftë se dikush ka ndjekur rrugën e Ëndrrës Borxh për te pasuria, ai ose ajo do e shfaqë pasurinë. Pse? Sepse kush do merrte para hua, për t’i vënë nën dyshek? Ti merr para hua për të bërë e për të blerë gjëra. Shtëpi e madhe, rrobat, makinat e shtrenjta, pushimet e çmendura shpesh vijnë nga paratë e marra hua. Këta njerëz jetojnë stilin  e jetës së të pasurve.

Po pse kjo ka rëndësi për ty? Ke dy mundësi: 1) Ndiq Ëndrrën Amerikane për pasurinë: puno shumë, paguaj borxhet, kurse, investo, bli një stil jete, ik nga kjo botë, lëri familjes atë që ngelet, ose 2) ndiq Ëndrrën e Borxhit (provo që mund të fitosh para, binde bankën të të japë më shumë, bli një stil jete, paguaje stilin e jetës çdo vit sa je gjallë, ik nga kjo botë, lërua njerëzve të tu të paguajnë çfarë mbetet).

Nëse ndjek rrugën e Ëndrrës Borxh, do kuptosh që je bërë skllav i vetë stilit tënd të jetës. Këstet e makinës, huatë, qiraja e shtëpisë në plazh, pagesat e kartës së kreditit dhe huaja personale do të hanë paratë, mendjen dhe ty vetë. Ti nuk je me të vërtetë I pasur sepse nuk ke lirinë të bësh çfarë të duash. Përkundrazi, duhet të vazhdosh të punosh për të paguar borxhet dhe për ta mbajtur gjallë atë stil jete prej të pasuri.

Nëse merr rrugën e Ëndrrës Amerikane, do të duhet pak para se të kesh një jetë të mirë. Do punosh shumë si fillim, por kur do arrish synimin, do jesh I pasur prej vërteti. Do kesh mundësi ta lësh punën po të duash, të udhëtosh e të bësh çfarë të duash.

Vendimi të takon ty. Çfarë jete do të jetosh? Si do të arrish te ajo? Si do që të mendojnë për ty në komunitet?