Ti do bësh miq e do takosh njerëz që do ndikojnë te ty gjatë jetës, por vetëm një grua, do jetë gjithmonë me ty që në momentin që ti ke ardhur në botë. Ka qenë me ty gjatë gjithë problemeve, ajo është modeli i njeriut që të do gjithmonë. Kjo grua është mamaja jote. Ajo është shkëmbi dhe guida jote, por më e rëndësishmja, ajo është mikja më e mirë. Ja pse:
Ajo të ka parë në çastet më të këqija dhe më të mira
Mamaja jote ka qenë aty në fëmijëri, në vitet e adoleshencës dhe më vonë. Ajo të ka mbajtur anën kur ke thënë fjalë që nuk i kishe me gjithë mend ose ke marrë vendime të gabuara, por ajo ka qenë me ty edhe kur ke mbaruar gjimnazin, ke marrë medalje në shkollë dhe je diplomuar. Ajo të ka fshirë lotët kur ke qarë ditën e parë që ke ikur në kopësht apo në universitet. Gjatë çdo periudhe të jetës tënde, të mirë apo të keqe, ajo ka qenë pranë teje.
Ajo mbështet ëndrrat e tua më të çmendura
Si kur ke zgjedhur një kurs jashtëshkollor dhe degën e universitetit apo karrierën, mamaja ka dashur të jesh i, e lumtur. Edhe kur nuk është ide realiste dhe gjithë të tjerëve u duket e pamundur, mamaja jote beson vërtet që ti mund të bësh gjithçka sepse ti je fëmija i saj. Ajo e di sa I apo e aftë je dhe mbështetja e saj ka bërë të kesh më shumë besim te vetja.
S’ka gjë më të mirë sesa të kalosh kohë me mamin
Ty të pëlqen të kalosh kohë me të sepse me siguri ndani interesa ose pasione të përbashkëta.
Janë disa aktivitetet që mund të bësh me të: një shëtitje në park, një ndalesë në librari, një drekë jashtë ose një film mbi divan. Me askënd tjetër nuk është njëlloj. Dhe ka diçka qetësuese në kohën që kalon me mamanë.
Ajo mund të japë këshillën më të mirë sepse ajo e di
Kur do të dish të vërtetën e ftohtë ose thjesht mendimin e saj, ajo gjithmonë ka këshillën më të mirë për të dhënë. Mamaja të qetëson sepse të shpjegon që problemet e tua nuk janë fundi i botës.
Pas një telefonate me mamanë, e di që çdo gjë do jetë në rregull sepse ke atë.
Ajo i ka kaluar të gjitha betejat e takimeve, shkollës, punëve, miqësive dhe familjes dhe këshilla e saj vjen gjithmonë nga toka e të kuptuarit.
Edhe pse është shumë mirë të kesh miq që të flasësh, mamaja ka një botë krejt tjetër përvoje që të jep siguri.
Ajo nuk të braktis kurrë
Nuk ka rëndësi çfarë gabimesh bën apo prej sa kohësh je larg saj, ajo nuk do të braktisë kurrë.
Nuk ka ndonjë dallim sa vjeç je apo sa përvojë ke në jetë, mamaja mban mend ende atë fëmijën e pafajshëm që e ushqente vetë dhe e shoqëronte në hapat e parë të jetës. Ajo njeh mirësinë, talentin dhe potencialin tënd dhe beson që je aq i, e mrekullueshme sa thotë ajo.
Të do pa kushte
Mamaja do të dojë gjithmonë me gjithçka ka. Ajo do të jetë gjithmonë njeriu ku mund të kthehesh dhe një shembull i asaj që do të thotë të duash me të vërtetë dikë. Vetëmohimi i saj të bën të kuptosh sa e veçantë është mamaja jote. Ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën tënde dhe dashuria e saj është përtej kohës dhe hapësirës. Ajo sheh atë që ti je vërtet, me të vërtetë dhe të do aq shumë për këtë.
Pra faleminderit, mama. Mbështetja, vetëmohimi dhe dashuria juaj e pafund ju bën mikeshat më të mira.