Ja çfarë kanë parashikuar yjet pë sot.

DASHI

Mbani qetësië sot, sidmos kur jeni duke u marrë me pjesëtarët e familjes, mamin dhe motrat. Situata mund të degradojë. Situata shpërthyese më figurat autoritare mund të ndodhin. Meqë këto gjërat kanë propabilitet për të ndodhur, tregohuni të zgjuar dhe të durueshëm.

DEMI

Shmangni argumentet me të afërmit sot. Njerëzit do të jenë agresivë (duke ju përfshirë edhe ju). Në fakt, kjo mund të jetë përgjigja për një pengesë apo faktit që mund të jeni të detyruar të merreni me dikë apo diçka që është e vështirë. Përshtatuni aq sa mundeni.

BINJAKËT

Mosmarrëveshje në lidhje me paratë ose zotërimet mund të ndodhin sot. Ju mund të krijoni diçka duke u bazuar në kreditë, fonde apo burime të tjera, por sërish do të jeni të bllokuar. Kurajo. Kjo është vetëm një re e vogël dhe e përkohshme në horizontin tuaj.

GAFORRJA

Kjo është dita kur të gjithë duan t’ju tregojnë se përse ju nuk mund të bëni diçka. Autoriteti që do merrni do të jetë i fortë. Majde as partnerët dhe miqtë e afërt nuk do të jenë shumë bashkëpunues. Mos prisni shumë nga të tjerët. Ndoshta janë ata që presin më shumë nga ju.

LUANI

Konflikte në punë kanë gjasë të ndodhin sot. Jepi zë arsyes. Nëse nuk jeni i sigurt se çfarë duhet të bëni, është më mirë të mos bëni asnjë gjë. Bëhu pjesë e zgjidhjes, jo e problemit.

VIRGJËRESHA

Për ata që janë prindër, do të kenë vështirësi të merren me fëmijët për shkak të tekave. Partnerët romantikë mund të grinden për çështje shpenzimesh si dhe ndarjeve të punës. Dikush nuk është i lumtur. Mos u shqetësoni, gjërat duken më keq sesa janë në të vërtetë.

PESHORJA

Kjo është një ditë e keqe për të kërkuar leje ose miratim nga shefi, prindëri, mësuesi apo figura të tjera autoritare. Ata nuk do t’ju kthejnë asnjë përgjigje, ose jo atë të cilën keni shpresuar.

AKREPI

Diskutimet me të jerët e sidomos me të afërmit do të jenë të tensionuara. E njëjta situatë do t’ju ndjekë edhe në punë. Mos merrni vendime të mëdha gjatë kësaj dite. Mos harroni asnjë herë se sa të njeshëm janë njerëzit.

SHIGJETARI

Çështjet financiare dhe ato sociale nuk janë të rekomanueshme për sot. Marrëdhënia me partnerët romantikë gjithashtu mund të jenë të tensionuara. Mos u kapni me momentin. Ky është vetëm një moment i të tashmes dhe shumë shpejt do të jetë e kaluar.

BRICJAPI

Diskutime me partnerët dhe familjarët mund të lindin sot. Për shumicën, kjo është vetëm një shprehje e egos personale. A ka vërtet rëndësi? Mendoni vetëm për atë që dëshironi dhë lëshojini gjërat e tjera. Asgjë e madhe.

UJORI

Përmbahuni nga dëshira për të debatuar me të tjerët sot, sidomos me të afërmit. Jini i qetë. Jini të durueshëm dhe bashkëpunëtorë. Ju duhet t’i ndirçoni të tjerët me idetë tuaja, jo të mundoni t’i bindni ata. Jini vetja juaj dhe bëni çfare jeni i aftë ta bëni.

PESHQIT

Jini të vëmendshëm ndaj miqve sot për të shmangur keqkuptimet. Po ashtu, jini të durueshëm me fëmijët dhe partnerët tuaj. Lërini mënjanë debatet.