Ka disa mënyra për të përdorur mbetjet e kafes ose kokrrat. Për të larguar erën e keqe apo për të ngjyrosur mobiljet. Zbulo këto ide, sepse një ditë mund t’i përdorësh dhe ti…
Fertilizo lulet
Hidh kokrrat e kafes rreth rrënjëve për të stimuluar drenazhimin, ajrimin dhe mbajtjen e ujit. Shpëlaji kokrrizat para se t’i përdorësh në shumicën e bimëve ose lëri sicc janë nëse do i hedhësh në bimë që e duan aciditetin si gardeniet.

Hiq aromën e rëndë të frigoriferit
Hidhi ca kokrra në një qese të vogël najloni ose qese me pore apo thjesht vendose në një enë të vogël dhe do t’i japë frigoriferit, siç e kemi thënë edhe më parë në revistë, një aromë të freskët.

Harrojini milingonat...
Shumë njerëz të dhënë pas kopshtarisë tregojnë që po të përhapësh ca kokrra kafeje rreth vendeve me milingona, ato do largohen, por kujdes: po të jetë një fole e madhe milingonash, nuk do ta zgjidhësh në këtë mënyrë.

Pastro tiganët
Për mbetjet që nuk hiqen, shto ca kokrra kafeje të bluara në tigan dhe fërkoje me sfungjer. Kokrrat e kafes janë një gërryes natyral dhe do të ndihmojnë të heqin shtresat e ngjitura nga enët e gatimit.

Bëj vetë një ngjyrues
Kërkon vetëm pak për t’i dhënë drurit një nuancë të errët si një mobilje fshati.

Fsheh gërvishtjet e mobiljeve, gjithashtu.
Për gërvishtjet mbi tavolina apo karrige druri, fërkoji me pak llum kafeje. Lëri disa minuta pastaj fshije sipërfaqen me një copë.

Bëji skrab fytyrës...
Bluaji kokrrat e kafes dy herë që të bindesh që janë bërë shumë të imëta. Pastaj përzieji me vaj ulliri për një skrab eksfoliues që do ta lërë lëkurën të lëmuar si mëndafsh.

Pastro vatrën
Duhet ta bësh gjithmonë, por kokrrat e kafes e bëjnë procesin më të shpejtë. Para se të heqësh hirin, mbuloje me llumin e lagur të kafes që të mos fluturojë gjithandej.
