Të gjithë tundohemi që të ulim kilogramët tanë, sa herë shohim që situata na del jashtë kontrollit, por pa e ditur se krejt rastësisht ne mund të bëjmë gabime të mëdha. Këtu janë gjashtë prej tyre...

Gabimi # 1: Vendosni të dielën për të bërë një ndryshim të hënën
Trendet në jetën tuaj, nuk janë asnjëherë të rregullta! Hani më shumë se sa mendoni ose bëni më shumë aktivitete fizike se sa mendoni. Duhet të informoheni për ndryshimet që bëni në stilin e jetës që të humbni peshë më lehtë. Para se të filloni një plan humbjeje peshe, provoni këtë version në shtëpi të asaj që shumë nutricienë e konsiderojnë sukses në mbarë botën. Mbani një ditar të ushqimit për tre deri në pesë ditë (përfshini të paktën një fundjavë) . Pastaj shikoni vaktet ku mund të bëni ndryshime, psh hiqni një drekë të vogël ose një darkë dhe ti sapo hodhe hapin e parë drejt dobësimit. Jo gjithmonë, e hëna është efektive për humbjen në peshë.
Gabimi # 2: Nuk bëni parashikime
"Ju mund të hasni në pengesa të mëdha pas rënies së vetëm 5% të peshës suaj trupore", thotë Bartolome Burguera, drejtoreshë e programeve të obezitetit në klinikën e Cleveland. Në atë moment, trupi juaj fillon të sekretojë hormonet, si ato që rrisin oreksin, në një përpjekje për t'ju kthyer peshës së fillimit. Trupi juaj gjithashtu bëhet më efikas, duke bërë të njëjtat funksione të përditshme me më pak energji, kështu që ju digjni më pak kalori. Çfarë mund të bëni për rezultate më efikase? Rrisni kohën e stërvitjes, duke shtuar punën e rezistencës ose duke shkurtuar 100 deri në 200 kalori në ditë derisa të mbërrini në rezultatin final.
Gabimi # 3: Prisni gjithë javën për të ngrënë një gjë që e keni qejf
Kur dëshironi diçka, është më mirë ta hani atë më shpejt sesa më vonë. Përndryshe, ka të ngjarë të jeni kaq të fiksuar në ushqimin që dëshironi, aq sa ka rrezik që të mashtroni veten se gjithë javën keni ngrënë shëndetshëm. Nëse preferoni një ushqim të caktuar, por që nuk është kalorik, shijojeni atë në moment, në porcione të vogla, dhe jo në sasi të mëdha dhe ja ku shpëtove nga nepsi apo dëshira për gjërat e gabuara.
Gabimi # 4: Mos u ktheni pas në të 20-tat tuaja
Nëse mendoni që të ktheheni pas në kohë dhe të bëni një dietë të ngjashme me atë që keni bërë kur ishit 20 vjeç, atëherë mos prisni të njëjtin rezultat. Do të ndjeheni të zhgënjyer. Ky është gabimi tjetër i madh që bëni sa herë vendosni të ndiqni një dietë të caktuar. Trupi ynë nuk është njësoj me kalimin e viteve. Çfarë duhet bërë në vend të kësaj: Bisedoni me mjekun tuaj për një plan humbjeje peshe afatgjatë dhe shpjegoni atë që keni provuar në të kaluarën në mënyrë që të dini se çfarë të shmangni.
Gabimi # 5: Mbajtja e qëllimeve për veten tuaj
Humbja e peshës është e vështirë dhe mbështetja do ta bëjë më të lehtë. Familja dhe miqtë mund të jenë njerëz të rëndësishëm për të të mbështetur, por natyrisht, kini kujdes për ata që nuk janë me të vërtetë në një mision të ngjashëm me tuajin. Gjeni një komunitet njerëzish që mund të ndani humbjen tuaj të peshës. Shumë aplikacione për përcjelljen e ushqimit dhe humbje peshe përfshijnë mënyra për t'u lidhur me përdorues të tjerë, ose pyesni mjekun tuaj.
Gabimi # 6: Ushqimi si një version shumë më i vogël i vetes
Konsumimi i tepërt i kalorive në ditë nuk është i qëndrueshëm, kështu që ju ngriheni për të ngrënë gjatë natës dhe keni lënë planin tuaj të shpejtë, thotë McDaniel. Nëse ju kronikisht hani të tilla vakte, ju ngadalësoni normën tuaj të pushimit metabolik. Së fundi, kur humbni peshë nga privimi i kalorive, ju keni më shumë gjasa të humbni indin e ligët, thotë McDaniel, që do të thotë se nëse fitoni pak peshë, ka më shumë gjasa të jetë yndyrë, jo muskuj.