Një fotografe e quajtur Kim Tschopp, e cila poston në Instagram në profilin @the_truth_is_not_pretty, është kujdesur të na tregojë realitetin pas fotove të bukura të Instagram-it. 29-vjeçarja nga Zvicra poston foto të kuruara dhe më pas realitetin që fshihet pas tyre. Shumica e vajzave në Instagram dëshirojnë që ndjekësit e tyre të besojnë se ato bëjnë një jetë perfekte duke filluar që nga zgjimi i mëngjesit, ku ato duken të kuruara e deri tek ushqimet apo vendet ekzotike që postojnë.

Kjo gjë mund të ndikojë negativisht te ndjekësit, të cilët mund të ndihen keq se pse jeta e tyre nuk është aq “perfekte”. Prandaj, Kim ka për qëllim që t`u kujtojë njerëzve se jeta nuk është ashtu siç shfaqet në fotot e Instagram-it. Hidhuni një sy postimeve të saj nëse dëshroni të argëtoheni, por edhe të kuptoni se jo çdo gjë është ashtu siç duket!