A e keni ditur se personaliteti shfaqet që në pamjen e parë? Ekspertja e fizionomisë Jean Haner di të përshkruajë karakterin e një personazhi të njohur thjesht duke i parë formën e fytyrës.
Forma drejtkëndore

Nëse keni një formë fytyre drejtkëndore, jeni mendimtarë të mëdhenj. Ju pëlqen të planifikoni ekzisstencën tuaj. Por kujdes, mos e teproni!
Forma e rrumbullakët

Nëse keni një fizionomi fytyre me formë të rrumbullakët, është sinonim i empatisë kah të tjerëve. Jeni shumë altruistë, edhe pse shpesh ndodh që t’i neglizhoni nevojat tuaja.
Forma diamant

Kush ka fytyrën në formë diamanti është maniak i të kntrolluarit dhe i fiksuar pas detajeve, përpos të qënurit një komunikues i madh.
Forma ovale

Keni fytyrën në formë ovale? Atëherë; thoni përherë gjënë e duhur në momentin e duhur.
Forma katrore

Fytyra me formë katrore është në fakt karakteristikë e atij/ asaj që di gjithmonë çfarë do e mbi të gjitha si ta arrijë.
Forma zemre

Dhe për të përfunduar, fytyra në formë zemre është tipike e personave që kanë energji me tepricë dhe gjithashtu këta persona mendohet të jenë shumë kokëfortë. Asnjë dhe asgjë nuk mund t’i ndalojë kur iu shkon diçka nëpër mendje!