Shën Valentini nuk është një ditë dhuratash vetëm për femrat, siç mund të kuptohet zakonisht. Çdo vit e më tepër idetë janë të pafundme, sepse është festa ku trëndafilat nuk janë e vetmja ide. Dhuratat, zakonisht shkëmbehen mes të dashuruarve dhe çifteve. Përveç buqetës tradicionale me trëndafila dhe kutisë në formë zemre me çokollata, dhurata që i bën të dashurit të zemrës është më shumë një shkëmbim mes dashurisë që secili ushqen dhe dëshirën për të gëzuar së bashku.

Më poshtë keni disa ide dhuratash për të dashurin e zemrës. Siç e vini re, një pjesë e mirë janë të personalizuara. Kjo është këshilla kryesore: Bëji njeriut të zemrës një dhuratë që t’i përkasë vetëm atij.