Ata janë heronjtë e ditëve tona! Në vijën e parë të luftës, duke u kujdesur për pacientët e prekur nga koronavirusi, me orë të zgjatura pune dhe me lodhjen rrakapitëse që jo pak herë e kemi parë si provë të gjallë përmes fotove dhe videove që së fundmi qarkullojnë në internet na bëjnë të besojmë se mjekët janë aty çdo ditë bashkë me misionin humanitar dhe profesional për të shpëtuar jetë njerëzish në këtë kohë pandemie botërore.

Por, kjo video e këtij mjeku nga spitali “Mayo” në Minesota, na ka mahnitur, njëherësh dhe emocionuar të gjithëve. Dy mjekë, dy kolegë të këtij spitali shfaqen në video duke interpretuar “Imagine”, hitin e famshëm të John Lennon, por ajo që duket surprizuese është vokali i mjekut që këndon. Tingëllon kaq fantastik dhe jep një rreze shprese, në një kohë kur koronavirusi po bën “kërdinë” duke marrë çdo ditë jetë njerëzish.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Doctor Elvis (@doctor.elvis.francois) on

Me siguri, dy mjekët mund të jenë shkëputur pak minuta nga misioni i tyre, për t’i folur botës me gjuhën e artit, të këngës dhe duke na dhënë një mesazh të fortë: jeta është e bukur dhe ne të gjithë mundemi ta fitojmë këtë betejë!