Nga Wong Yu, një mësues në Whan, 26 vjeç

Whan ishte i pari vend në botë që u përball me armikun e padukshëm, me koronavirusin. Disa njerëz atje, të shqetësuar për shëndetin e tyre, kanë zgjedhur të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkohë shumë të tjerë kanë humbur jetën tashmë.

Nuk është një ekzagjerim të thuash që nga orët e para të mëngjesit të 23 janarit, kur filloi bllokimi në Wuhan, jeta në vendin tim u transformua. Ne duruam epideminë, duke u mbyllur në shtëpi, duke marrë të gjitha llojet e lajmeve të këqija. Ne duruam frikën, ankthin dhe zemërimin.

Pasi kisha kaluar disa fatkeqësi në të shkuarën, mendova se jam i përgatitur emocionalisht. Por asgjë nuk mund ta përgatiste një person për këtë. Gjatë dy muajve të fundit, shumë gjëra të shpifura dhe të tmerrshme kanë ndodhur. Unë dhe çdo banor tjetër i Wuhan-it, jemi përpjekur për t’i duruar të gjitha.

Shumë njerëz postonin në rrjete sociale nga jeta normale e përditshme. Mendoj se kjo ishte një gjë tjetër me të cilën duhet të përballeshim. Ndonjëherë, për të kapërcyer diçka që duhet të pretendosh sikur nuk ekziston.

Tani durimi po shpërblehet. Mbullja dhe kufizimet këtu kanë filluar të hiqen gradualisht. Jetët tona kanë ndryshuar plotësisht. Për t'u rikthyer sesi ishte, duhet të përballemi akoma me më shumë pengesa.

Hera ime e parë që dola nga shtëpia ishte më 29 mars. Ishte një ditë e ftohtë pranvere. Por në krahasim me temperaturat minus 10 gradë celsius më parë, ky shi pranveror ndihej absolutisht i butë.

Njerëzit e shijojnë pranverën në një shesh në Wuhan, ku jeta po kthehet gradualisht në normalitet, pasi shpërthimi i koronavirusit po zvogëlohet.

Jashtë shtëpisë sime, dikur ishte një ekip mjekësor i vendosur jashtë një hoteli. Nuk e di nëse ata janë larguar apo jo, por në derën e hotelit tani është një poezi inkurajuese.

Rrugës, pashë jo pak njerëz që po ecnin për në punë. Çdo herë kalonte një autobus. Disa nga metrot tani janë rihapur, edhe pse ende nuk ka shumë trena. Njerëzit dikur ishin ankuar për kontrollin e sigurisë që duhej të kalonin për të hyrë në metro, por tani ka një ndjenjë familjariteti për ndaj kësaj.

Çdo ditë ka pasur njerëz që përpiqen të dalin nga shtëpitë e tyre. Ndërsa qyteti filloi gradualisht të hiqte kufizimet, disa nuk mundën të prisnin më gjatë. Një nga shokët e mi të klasës bëri mijëra foto të Liqenit Lindor. Të tjerët postuan foto në zyrat e tyre ose madje edhe vetëm shpërndarjet nga Starbucks dhe McDonalds. Ata janë të lumtur dhe e shohin këtë si fillimin e kthimit tonë në normalitet.

Por fundi i kufizimeve nuk sjell vetëm gëzim. Disa njerëz ndihen vërtet konfuzë, si unë. Pas qëndrimit në shtëpi për 2 muaj, jam mësuar të mësoj klasat online, duke dal jashtë shumë rrallë dhe duke ndjerë qetësinë jashtë dritares time.

Duke dalë jashtë, duke parë një qytet që kthehet në jetë, duke dëgjuar përsëri zhurmën e tij, duket e çuditshme. Disa nga miqtë e mi ndihen njësoj. Nga njëra anë, ata duan të kthehen në jetën normale. Nga ana tjetër, a është e vështirë të kthehesh prapa kaq papritmas?

Gjatë shpërthimit të virusit, ne u lejuam të shkonim në spital çdo 10 ditë për t’i dërguar ushqim gjyshes time, e cila pati një goditje në tru. Kur epidemia ishte në gendjen më të keqe, gjithmonë shihnim ambulance në hyrje të emergjencës dhe personelin mjekësor që qëndronte aty. Shpesh kemi parë familje që qanin.

Më 29 mars, ai spital ishte shumë i qetë. E vetmja ambulancë aty ishte e parkuar. Nuk kishte më familje në ankth që prisnin jashtë urgjencës. Jashtë dhomës së gjyshes, 2 a 3 mjekë ecnin ngadalë, pa nxituar.

Gjatë rrugës për në shtëpi, ne nuk kemi parë shumë njerëz, por kishte çuditërisht shumë vetura. Unë dola nga makina dhe bëra një shëtitje përgjatë lumit Wuchang. Parku ishte akoma i shkretë dhe barërat e këqija ishin rritur. Prapëseprapë, kishte disa njerëz të tjerë si unë, të cilët po injoronin të ftohtin, të vendosur për të dalë dhe për të parë përreth.

Vura re një burrë të moshës së mesme të rënë përtokë. Shoku i tij u afrua pranë, duke provuar ta tërhiqte lart. As nuk mbanin maska për fytyrën. Skena më kujtoi ato herët gjatë shpërthimit, kur njerëzit rrëzoheshin në rrugë. Nga frika e afrimit me ta, njerëzit thjesht vëzhgonin nga larg.

Nuk e di nga më erdhi ky guxim, por unë shkova aty, u dhashë të dyve maskat shtesë të fytyrës që mbaja dhe e pyeta burrin në tokë nëse ndjehej mirë. Përgjigja që mora nuk ishte ajo që prisja. Doli se ai sapo ishte ndarë nga e dashura. Me sa duket dhimbja e zemrës e kishte goditur atë më shumë se epidemia.