Gjithçka në kuzhinë duhet të jetë e re dhe e mbajtur mirë. Disa artikuj që mund të kesh vite që i përdor, duhen ndërruar. Më poshtë janë disa mjete kuzhine që mund të kenë skaduar, Kontrollo!

Lugët e drurit: çdo 5 vjet

Ose nëse thyhen, gërvishten apo lëshojnë cifla të vogla. (Ndërsa je duke përzier përbërësit e një ëmbëlsirë, luga e drurit mund të ketë lënë ndonjë cifël.)

Spatulat e gomës: çdo 2 vjet

Nëse gërvishen, thyhen apo marrin edhe njolla të pakëndshme që nuk largohen. Ka gjë më të trishtë kur një spatul e bardhë merr ngjyrë portokalli?

Thikat e perimeve: çdo 2 vjet

Ose kur thyhen apo edhe kur të vështirësojnë prerjen për një kohë të gjatë. Është mirë që tehun e tyre ta mprehësh një herë në javë me gurin mprehës.

Tiganët: çdo 2-3 vjet

Ose kur fillojnë të ngjisin gjithçka që gatuan, vezët bëhen fërgesë. Këshillë: Me një letër apo me peshqir kuzhine mund ta fshish tiganin pas çdo përdorimi. Në këtë mënyrë do të ruash jetëgjatësinë e tij.

Mbajtëset plastike për të prerë perimet: çdo 3 vjet

Ose kur marrin shenja të theksuara nga thikat.

Blender-at: Kur thyhen ose kur ndryshken

Kjo varet nga përdorimi. Në raste të tjera, mund t’i zëvendësosh sa herë e ke të nevojshme.