“Normaliteti i ri” që po jetojmë përveç rregullave strikte, na ka diktuar edhe një stil të ri jetese! Një qasje që pakkujt prej nesh mund t’i kishte shkuar ndërmend deri përpara Marsit të këtij viti, muaj kur u shfaqën të parat raste me Covid-19 edhe në Shqipëri. Izolimi, frika, kufijtë e mbyllur, janë vetëm disa nga themelet që kanë ndërtuar bazën e realitetit që jo shumëkush e “përqafon” me dëshirë, sidomos në këto ditë të nxehta vere ku trupi dhe mendja janë diku në ndonjë destinacion të largët ekzotik duke u kredhur deteve të kaltër e plazheve me rërë të bardhë…Thonë që pandemitë kanë diktuar anë të panjohura dhe ndryshime atipike nga mënyra e të punuarit, tek jetesa urbane, tek pushimet, argëtimi…Le të qëndrojmë pak këtu!

Duket se të gjithë ne këto kohë më shumë se kurrë po i kthejmë sytë nga Shqipëria jonë, sigurisht të kushtëzuar nga rrethanat, por ra kjo pandemi dhe u pamë! Po, po! Është pikërisht kështu! Shumë prej nesh po zbulojnë perla të Shqipërisë që as në imagjinatën e tyre më të largët nuk e dinin se ekzistonin, nga shpellat, e detet e virgjëra e të paeksploruara, tek destinacionet malore, tek stili i ri të pushuarit në bujtina, ferma e agroturizme, që vendi ynë i ka me bollëk, për hir të së vërtetës.

Janë diku nisma individuale të njerëzve që duan të nxjerrin para me një investim modest, por me shumë mund dhe vizion për të ardhmen, e diku tjetër janë sipërmarrje të mëdha që “thithin” klientë e turistë të shumtë. Në veri të Shqipërisë “gëlojnë” bujtinat mikpritëse, me ushqimin e freskët dhe BIO, me komoditetin dhe pastërtinë dhe një turizëm “alla” shqiptar siç e do zakoni. Të bekuar nga klima malore, bujtinat janë një zgjedhje jo vetëm për turistët e huaj që mahnitet nga bukuria dhe klima malore, por më së shumti nga ushqimet e përzgjedhura dhe tipike vendase në shije dhe në formën e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Guesthouse Kol Gjoni (@guesthousekolgjoni) on

“Bujtina e Kolës” në Valbonë është nga më të kërkuarat! Bujtinat përveç ushqimit dhe akomodimit, sigurisht ofrojnë edhe guider për ata që duan të eksplorojnë më shumë nga bukuritë e vendit tonë.

Fermat ndërkohë janë të natyrave nga më të ndryshmet! Nga fermat blegtorale me qindra kokë dhi e dhenë, tek ato ushqimoret për prodhimin e djathërave, tek ato bujqësore   për kultivimin e perimeve, frutave dhe është kthyer tanimë në një stil zhvillimi biznesi që krahas këtyre prodhimeve, restorantet që operojnë në këto ferma ofrojnë pikërisht prodhimin e marrë nga bahçja që nuk mund të jetë më shumë se i freskët dhe i shijshëm. Misioni i këtyre sipërmarrjeve gjithherët ka qënë kthimi i vëmendjes së turistëve vendas dhe të huaj tek natyra dhe jeta e fshatit dhe nevoja për të ruajtur traditën dhe autenticitetin e saj që nga mikpritja, tek ushqimi, fjetja, etj.

Gjeografikisht bujtinat dhe agroturizmet më të frekuentura dhe të njohura janë të pozicionuara thuajse në çdo cep të Shqipërisë, nga veriu në jug e nga lindja në perëndim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ismet Shehu (@ceren_ismet_shehu) on

Gjithashtu edhe në rrethinat e kryeqytetit, siç është Çeren Ismet Shehu në Surrel të Tiranës, një vend që ofron ushqim të jashtëzakonshëm, tërësisht tradicional, me prodhime që i zoti i këtij restoranti i kultivon në Tiranë, apo edhe në shtëpinë e tij në veri, Çeren Ismet Shehu është një historike tipike suksesi.

Ne të Class, kemi bërë një guidë ose të themi një përmbledhje të disa prej fermave dhe agroturizmeve më të dëgjuara në vend, pse jo duke ofruar për të gjithë ju një gamë sugjerimesh të vlefshme. Nëse ende nuk i keni planifikuar pushimet e këtij viti, bujtinat dhe agroturizmi janë një zgjedhje e mençur që ia vlen të jetohet të paktën një herë të vetme në jetë! Provojeni!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Uka Farm (@ukafarm) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nano R&Bio Food (@nano_biofood) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Traditional Guesthouse Permet (@traditional_guesthouse_permet) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AgriTourism Huqi (@agritourismhuqi) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agroturizem Gjepali (@agroturizem.gjepali) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FARMA SOTIRA AGROTURIZËM (@farmasotira) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agroturizem "Pema E Jetes" (@pema_e_jetes_agriturizem) on