Kur getat e dëmtuara e kanë kaluar edhe fazën e riparimit, duket sikur të vjen vdekja. Por ka gjithmonë mënyra për t’i përdorur edhe si të dëmtuara, para se t’i hedhësh në plehra. Ka disa mënyra nga të cilat mund të përfitosh shumë në shtëpi, sepse me getat e grisura mund të krijosh pa fund lehtësime.

Këtu janë renditur 10 mënyra të mahnitshme për të ricikluar getat e vjetra e të grisura (akoma super të dobishme):

1. Mbaj postera apo edhe materiale të tjera të mbështjella dhe të lidhura me getat.

2. Përdori si mbushje për jastëkët (në vendet bosh).

3. Përdori si sfungjer për sipërfaqet që ngjisin ose që kanë pak yndyrë.

4. Lidh vazot e luleve rreth e rrotull dhe krijo me to një pamje të re.

5. Mbush me to vendet e çara në vendin e qenit apo të maces për të parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e rërës.

6. Hiq njollat e ??deodorantit nga rrobat duke i fërkuar ato me getat.

7. Përdori për të pastruar metalet që janë gërvishtur lehtë.

8. Priti getat me gërshërë dhe vendosi në sipërfaqet e çara apo të dëmtuara.

9. Përdori si lidhëse krahu sa herë do të mposhtësh një dhimbje të përkohshme (kur je duke bërë një tatuazh p.sh. për Halloween).

10. Mbaj furçën e flokëve gjithmonë të pastër. Pasi ta kesh pastruar furçën nga fijet e flokëve të mbledhur, fillo pastro fijet e saj në brendësi duke i ndarë dy nga dy, me një copë nga getat e grisura.