Një njeri i mençur një herë tha: "I vetmi person me të cilin do të kaloni gjithë jetën është vetvetja". Dhe ka absolutisht të drejtë. Njerëzit që e duan dhe vlerësojnë sinqerisht veten e tyre janë gjithmonë të kujdesshëm për veten dhe në shoqëri të mirë. Ka disa gjëra në dukje të parëndësishme, por që në të vërtetë mund të thonë shumë për mënyrën se si ju e trajtoni veten tuaj.
 
Nuk hani ose pini nga enë të dëmtuara

Një person i cili e respekton veten në mënyrën e duhur, do ta flakë një filxhan ose një pjatë nëse ka qoftë dhe një dëmtim të vogël.

Por kur dikush mendon 'punë e madhe, shumë mirë është', kjo do të thotë që në një mënyrë të pavetdijshme ata e dinë që nuk i meritojnë gjërat më të mira në jetë. Ndërsa  njerëzit që e vlerësojnë veten në mënyrë maksimale, nuk ndihen të qetë teksa përdorin një enë të dëmtuar.

Kujdeseni për ushqimin

Nëse konsumoni çdo gjë që ju del para, do të thotë që nuk kujdeseni mirë për veten. Nuk ka të bëjë me çmimin e ushqimit! Edhe nëse të ardhurat e dikujt nuk janë të larta, do të përpiqet të konsumojë një dietë të ekuilibruar me një ushqim cilësor, nëse vërtet e vlerëson veten.

I kushtoni rëndësi vendit dhe mënyrës se si hani

Mund të shkoni në restorante të zbukuruar, të blini ushqime apo produktet më të mira, madje mund të ndiqni të gjitha rekomandimet nga nutricionisti personal. Por e gjithë kjo nuk do të thotë asgjë nëse i hani vaktet tuaja shpejt, ndërkohë që nuk i ndani sytë nga ekrani i smartphone-it tuaj. Nëse kaloni më shumë kohë duke ngrënë ushqimin, ju jo vetëm që mund të përmirësoni tretjen, por edhe të forconi marrëdhënien me veten.

Jeni gjithmonë të gatshëm kur bëhet fjalë për 'shopping' (për veten)

Ka njerëz që edhe nëse ndodhen në dyqane apo qendra tregëtare e shmangin blerjen e diçkaje që u nevojitet, duke mos treguar asnjë lloj interesi. Do të thotë që cilësia, pamja dhe nevoja që kanë nuk i shqetëson aspak. Një person që e respekton veten, ka një qëndrim tjetër ndaj blerjeve. Një fakt është që njerëzit që kujdesen mjaftueshëm për veten, e mendojnë komunikimin me të tjerët përmes pamjes së tyre.

I kushtoni rëndësi dhe asaj 'gjëje' që nuk duket në sipërfaqe

Të gjithë mund ta kemi veshur një çorape të grisur apo një bluzë me njollë, në momente kur askush nuk mund t'i shohë. Por dhe kjo është një shenjë që tregon mungesë besimi për veten.

Psikologët thonë: rrobat që duken keq (me vrima, njolla) kanë një ndikim negativ në vetëvlerësim. Duke veshur rroba të këndshme, një person e forcon shumë vetëbesimin. Dhe nuk ka rëndësi nëse ata janë ulur në shtëpi para TV apo në punë.

Tregoheni të kujdeshëm në zgjedhjen e çaçafëve

Mesatarisht, njerëzit e kalojnë 1/3 e jetës së tyre në gjumë. Cilësia e gjumit tonë përcakton se si ndihemi gjatë ditës: kur jemi të privuar nga gjumi, bëhemi nervozë, të papërqëndruar dhe joproduktiv. Zgjedhja e çarçafëve tanë është mjaft e rëndësishme.
Ata që vlerësojnë komoditetin fizik dhe psikologjik nuk do ta injorojnë cilësinë e ndërresave të tyre.
 
Shmangni  thashethemet negative për të tjerët

Njerëzit që nuk e respektojnë veten, ndihen mirë kur flasin për të tjerët pas shpine.. Në vend që të bëjnë diçka për të ndryshuar jetën e tyre, njerëzit me vetëbesim të ulët do të përpiqen të zhvlerësojnë suksesin e të tjerëve. Një person që respekton veten nuk do të harxhojë kohën dhe energjinë në thashetheme. Ata nuk përpiqen të duken më mirë duke nënçmuar të tjerët. E kuptojnë që jeta e tyre është përgjegjësia më e madhe që kanë dhe kur diçka po shkon keq, ata e kanë fajin, jo 'miqtë' e tyre me fat.

Kujdeseni për dhëmbët

Gjendja e dhëmbëve mund të tregojë shumë për ju. Një buzëqeshje e shëndetshme nuk është vetëm një shenjë e shëndetit të mirë, por edhe diçka që siguron vetëbesim. Dhëmbë të shtrembër, me pamje të keqe, kavitete dhe erë të keqe të gojës shkatërrojnë të gjitha përpjekjet tona për t’u dukur tërheqës. Njerëzit që e duan dhe respektojnë veten e kanë parasysh këtë dhe e vizitojnë dentistin rregullisht për t'u kujdesur për shëndetin e gojës së tyre.