E premtja e Mirë, e njohur edhe si “e premtja e Shenjtë,” është e premtja përpara Pashkëve të së dielës. Kjo ditë festohet tradicionalisht nga të gjithë besimtarët si dita në të cilën u kryqëzua Jezusi. E premtja e Mirë është dita kur të krishterët përkujtojnë kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit, një ngjarje e rëndësishme në krishtërim, pasi ajo përfaqëson vuajtjet në jetën e Krishtit. Kryqëzimi ishte kulmi i një numri të ngjarjeve të Javës së Shenjtë, duke përfshirë kthimin triumfal të Jezusit në Jerusalem të dielën, larja e këmbëve të dishepujve nga Jezusi dhe Darka e Fundit të enjten.
Cilat janë simbolet, çfarë duhet të bëni sot?
Kryqi paraqet mënyrën si Jezusi vdiq, është një simbol i rëndësishëm që shihet të Premten e Mirë. Sot, simbolet mbulohen me një copë të zezë që përdoret për të mbuluar kryqin, piktura dhe statuja.
Disa të krishterë marrin pjesë në shërbime të veçanta, në kishë apo në lutje.
E sotmja është një ditë zie dhe ditë lutjeje e qetë për shumë të krishterë.
Sot, një pjesë e kanë ditë agjërimi, ndërsa disa të tjerë përjashtojnë mishin në vakte.
Nga shtëpia, atmosfera është e qetë, me pak ose aspak aktivitete të jashtme, televizion, kumpjuter e të tjera si këto.
E premtja e Mirë është një rast i mirë për të medituar. Nga njëra anë për misterin e dashurisë së Krishtit ndaj njerëzimit dhe për misterin e madh të së keqes, të keqit e të mëkatit që peshon rëndë mbi njerëzimin.
Sot, rrëfeni historitë e mundimeve të Krishtit gjatë kryqëzimit të tij mbi kryq.
Besimtarët bëjnë edhe manifestime për përshpirtërinë popullore, siç është Udha e Kryqit ose shfaqje të tjera kishtare.
Nga kjo e Premte e Mirë deri në heshtjen e madhe të së shtunës, kishat dynden nga lutjet për të pastruar shpirtin e për t’i kërkuar Zotit të behemi njerëz më të mirë.