Dashi, 21 Mars- 20 Prill

Këtë muaj vendosni mënjanë çështjet personale dhe fokusohuni në çështjet e mbetura pezull në fushën e biznesit. Pranoni çfarëdo lloj mbështetjeje që ju duhet për të filluar gjithçka nga e para.
Motoja e muajit: Hezitimi ju sjell humbje
Demi, 21 Prill- 21 Maj

Mendoni për një lidhje që e keni pasur të vështirë ta menaxhoni. Keni pritshmëri të pamundura nga vetja juaj, por kini parasysh që jeni një njeri i thjeshtë.
Motoja e muajit: Mënyra më e shpejtë për të shëruar një plagë është duke e harruar atë
Binjakët, 22 Maj- 21 Qershor
Keni bërë shumë sakrifica përsa i përket jetës personale. Duhet ta ndaloni këtë gjë, pavarësisht njerëzve që nuk ju lejojnë. Në mes të Prillit do e vlerësoni që keni kaluar kohë të çmuar me dikë që ju vlerëson me të vërtetë.
Motoja e muajit: Uria është salca më e mirë
Gaforrja, 22 Qershor- 23 Korrik

Nëse keni qenë duke shmangur një problem në veçanti, ndoshta mund të ketë ndodhur sepse kishit frikë të lëndonit ndjenjat e personit tjetër. Tani është koha që të veproni, mos lejoni asgjë t’ju ndalojë.
Motoja e muajit: Nëse mbillni zili do korrni humbje.
Luani, 24 Korrik- 23 Gusht
Duke i shprehur ndjenjat tuaja më të thella personave që keni afër, ka mundësi që t’iu shohin si një person i dobët. Zgjidheni me kujdes audiencën tuaj dhe mos i besoni të gjithëve.
Motoja e muajit: Nëse tregoni çfarë keni bërë gabim, përgatituni për pasojat
Virgjëresha, 24 Gusht- 23 Shtator

Edhe pse mund të jetë e vështirë për ju të përballoni disa gjëra në një marrëdhënie, qëndroni me partnerin tuaj. Nëse avantazhet që të jeni bashkë janë më të mëdha se sa disavantazhet, atëherë përpiquni që lidhja juaj të funksionojë.
Motoja e muajit: Nuk mjafton vetëm që të vraponi, duhet të niseni në kohë.
Peshorja, 24 Shtator- 23 Tetor

Këtë muaj do të harxhoni kohë dhe energji në një lidhje që e kishit marrë për të qenë. Ajo që do të zbuloni është që mund të kishit humbur diçka që ka shumë vlerë.
Motoja e muajit: Më mirë një peshk i vogël sesa një pjatë bosh.
Akrepi, 24 Tetor- 22 Nëntor
Si mund t’i menaxhoni kritikat nga një personi juaj i dashur? Nga mesi i muajit do të ndiheni të fuqishëm mjaftueshëm për të mbajtur një peshë të fajit për atë që ndodhi dhe do të ofroni ide se si mund të rregullohen gjërat.
Motoja e muajit: Djajtë jetojnë në një pellg të qetë
Shigjetari, 23 Nëntor- 21 Dhjetor

Këtë muaj disa njerëz do të duan që të përpiqeni më shumë në ambicien tuaj, ndërsa të tjerë do ju thonë të kujdeseni më shumë për veten. Vetëm ju mund të vendosni sa shpesh duhet të pushoni dhe të rikarikoni bateritë.
Motoja e muajit: Faktet nuk ndalojnë së ekzistuari vetëm sepse injorohen
Bricjapi, 22 Dhjetor- 20 Janar

Pse duhet që familja apo shokët të vendosin se sa kohë i jepni vetes? Diçka me natyrë private dhe personale do të shfaqet gjatë muajit Prill, prandaj mos u ndjeni keq që vendosni nevojat tuaja të parat.
Motoja e muajit: Edhe trëndafili më i ndritshëm mund të zbehet
Ujori, 21 Janar- 19 Shkurt

Nëse bëhet fjalë për financat apo për marëdhëniet personale, besojuni atyre që flasin të vërtetën dhe ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje. Rezultatet më të mira vijnë nga një front i bashkuar.
Motoja e muajit: Asnjë nuk është duke ju parë, deri sa të bëni një gabim
Peshqit, 20 Shkurt- 20 Mars

Lajme të mira do ju japin mundësinë të merni parasysh një situatë me të cilën jeni përballur kohët e fundit. Gradualisht do mund të shihni se ku e gjeni veten dhe më pas të përmirësoheni në atë fushë.
Motoja e muajit: Liria është një marrëveshje me të cilën vijnë përgjegjësitë dhe pasojat.
Harper’s Bazaar.com


