Dashi. Pasionante, impulsive dhe e guximshme, femra e kësaj shenje ka nevojë për një tatuazh të veçantë. Tatuazhi ideal do të ishte një shprehje që e përfaqëson, e shkruar në këmbë ose në pjesën e pasme të qafës, si dhe simboli i shenjës në një prej gishtat e dorës.

Demi. Femra e kësaj shenje karakterizohet nga këmbëngulja, durimi dhe besimi. Tatuazhi ideal do të ishte diçka që nuk bie shumë në sy dhe që tregon qendrueshmërinë e saj.

Binjakët. Femra e kësaj shenje e adhuron komunikimin dhe shquhet për zgjuarësinë e saj, ndaj dhe tatuazhi ideal për të do të ishte një fjalë e cila do të ngjallë kureshtjen e të gjithë atyre që do e shikojnë.

Gaforja. E mbyllur në vetvete, femra e kësaj shenje ndikohet shumë nga element i ujit. Nëse nuk zgjedh të bëjë simbolin e shenjës së saj, do ishte mirë të bënte diçka që ka lidhje me elementin e ujshëm.

Luani. E veçantë dhe normalisht mbretërore natyra e femrës të kësaj shenje. Tatuazhi ideal do të ishte diçka që përfshin elementin mbretëror, një kurorë.

Virgjëresha. E veçantë, e zgjuar dhe perfeksioniste, femrës së kësaj shenje do t’i shkonte një tatuazh që ndërthur shkronja me kuptime të fshehta, ose një tatuazh i vogël me një kafshe, sepse siç dihet kjo shenjë qeveris kafshët e vogla.

Peshorja. Emocionet e forta e karakterizojnë femrëne kësaj shenje. Tatuazhi ideal do të ishte ai i luleve, një trëndafil për shembull.

Akrepi. Natyra sekrete e femrës të kësaj shenje, por edhe erotizmi i tepërt, do e bëjë atë të zgjedhë një tatuazh si kryqi, në një pjesën e sipërme të trupit ose një tatuazh që do të mbulonte të gjithë mesin e saj.

Shigjetari. Tatuazhi i kësaj femre duhet të simbolizojë lirinë, pavarësinë dhe karakterin e saj gazmor. Tatuazhi ideal do të ishte ai i fluturës ose i zogjve.

Bricjapi. Përgjegjësia, inteligjenca dhe forca janë ato që e karakterizojnë femrën e kësaj shenje. Tatuazhi me patjetër që duhet të tregojë diçka prej tyre, ndaj dhe sugjeohet një shprehje ose një simbol me karaktere kineze.

Ujori. E mprehtë, misterioze dhe e pavarur, femrës që i përket kësaj shenje i shkon një tatuazh që simbolizon diçka misterioze.

Peshqit. Femrës të kësaj shenje i shkojnë tatuazhe që tregojnë natyrën e saj romantike dhe të ndjeshme. Një ëngjëll i vogël ose një zanë, përbëjnë zgjidhjen ideale.