Tirana, qyteti me primat arkitektonik me dinamika mbresëlënese zhvillimi. Të krijosh vlera në këtë ritëm evolucioni, është sfidë e fortë dhe e bukur. Green Valley ka interpretuar mirëqenien e njeriut, familjes, komunitetit, ekologjinë dhe arkitekturën në shërbim të dy të parave. Banesat lindin në një habitat natyral, pranë mushkërisë së qytetit, parkut të madh të Liqenit Artificial dhe ofron përvojen dhe përjetimin në detaje të avantazheve që ndërthurin territorin – teknologjinë – komunitetin.

Më 28 maj, Green Valley hapi zyrtarisht dyert në një event madhështor që mblodhi bashkë shumë personalitete të njohura nga bota e biznesit, artit dhe showbiz-it shqiptar. Në një atmosferë plot stil, elegancë dhe mikpritje, të ftuarit patën mundësinë të përjetojnë nga afër filozofinë unike të Green Valley.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Explore (@classexplore_)

Për të kuptuar më shumë rreth vizionit pas këtij projekti nga ORION, zhvilluam një bisedë interesante me Z. Andon Qirushi, Menaxher i Projektit.

Përgjigjet e tij na lidhën më 5 elementë kryesorë:

Hapësirat që frymojnë

Green Valley është projektuar në harmoni të plotë me peizazhin natyror, për të bashkëjetuar me të. Vetratat e mëdha lejojnë dritën e diellit të depërtojë në çdo cep të shtëpisë, ndërsa pamjet nga gjelbërimi përreth bëhen pjesë e përditshmërisë.

Me një intensitet minimal ndërtimi, përparesia i është dhënë hapësirave të përbashkëta dhe gjelbërimit.

Kompleksi përfshin mbi 15,000 m² parcela të gjelbërta, ku janë integruar më shumë se 30 lloje pemësh të ndryshme, përfshirë pisha, bredh, magnolia, qiparis të përzgjedhura me kujdes nga pylli orbital për të ofruar një burim biodiversiteti, që pasuron mjedisin dhe kontribuon në një mikroklimë të qëndrueshme.

Më shumë se një vendbanim, një komunitet i vërtetë

Në zemër të projektit qëndron ndërtimi i një komuniteti gjithëpërfshirës. Me mbi 1,000 m² hapësira të përbashketa te gjelbërta që nxisin ndërveprimin social, mbi 700 m² pasazhe të gjera për ecje dhe relaks si dhe zona të dedikuara për fëmijët, Green Valley ofron kushtet ideale për një jetese të përbashkët dhe të harmonizuar.

Dritë që krijon ndjesi

Green Valley, ndriçimi nuk është rastësi, është një studim i bere me kujdes. Gjatë orëve të mbrëmjes, ndriçimi është projektuar mbi bazën e vezhgimeve të detajuara mbi ngjyrën, intensitetin dhe temperaturën e dritës.

Ndriçuesit ofrojnë një atmosferë të ngrohtë, qetësuese dhe intime, ideale për pushim, biseda familjare e relaksim.

Teknologjia e gjelbër si pjesë e së ardhmes

Duke menduar për qëndrueshmërinë dhe impaktin mjedisor, Green Valley integrohet me teknologji të avancuara për eficiencë energjetike dhe mirëqenie. Orientimi drejt dritës natyrale, përdorimi i materialeve ekologjike, balanca energjitike dhe sistemet inteligjente për menaxhimin e energjisë e bëjnë këtë projekt estetikisht tërheqës si dhe një zgjedhje të ndërgjegjshme për çdo banor të “familjes” Green Valley.

Green Valley, një zgjedhje jete!

Siç thekson edhe z. Andon Qirushi, “Green Valley është një komunitet me stil jetese të qetë, të shëndetshëm dhe të lidhur ngushtë me ambientin”

Në këtë mënyrë, çdo banor bëhet pjesë e një filozofie të re urbane, të jetuarit me vlerë, cilësi e në harmoni.