Ne gënjejnë, herë pas here, për të shmangur situata të vështira ose për të fshehur ndjenjat apo mendimet tona. Megjithatë gënjeshtra e ka gjithmonë bishtin pas, ndërsa e vërteta është e paccmueshme. Ja disa nga arsyet pse duhet të jeni gjithmonë të ndershëm:
E vërteta do të dalë gjithmonë, kështu që duke gënjyer ju vetëm fitoni kohë, por do të jetë edhe më vështirë kur të zbulohet që keni gënjyer.
Të tjerët, do të kërkojnë vazhdimisht mendimin tuaj të ndershëm.
Nuk do ju duhet të mbani mend një varg të gjatë gënjeshtrash që keni thënë. Gënjeshtrat zakonisht ccojnë në gënjeshtra të tjera për të mbuluar gënjeshtrën fillestare, duke krijuar një rreth nga nuk shpëton dot.
Gënjeshtra është rruga më e lehtë, por duke thënë të vërtetën ju mësoni të zgjidhni situata të vështira.
Tani që mund të jeni pak më të bindur që është më mirë të thoni të vërtetën, ja disa këshilla si të shmangni tundimin për të gënjyer:
Sfidoni gjithccka. Ndershmëria është rruga më e vështirë, përndryshe askush nuk do gënjente. Mblidhni gjithë kurajon tuaj dhe ecni përpara me të vërtetën, të tjerët do e vlerësojnë.
Bëhuni mbështetje për veten. Shkoni përpara me të vërtetën, pa menduar për gjithë pasojat negative të saj të mundshme.
Kini besim te njerëzit e tjerë: ne zakonisht mendojmë që ata nuk do e kuptojnë dhe nuk e pranojnë të vërtetën.
Vendoseni veten në vendin e të tjerëve: do ju pëlqente t’ju gënjenin?
Përgatisni fjalët dhe veten: të thoni të vërtetën, nuk do të thotë të tregoheni të ashpër. Mendoni ccfarë do thoni dhe si. Duhet të jeni diplomatë dhe të sjellshëm për të mos lënduar të tjerët.
Bindeni veten që është më mirë të jeni të ndershëm: nëse nuk e besoni këtë, do drejtoheni te gënjeshtra sapo situatat të marrë një kthesë të pamenaxhueshme.
Shiheni si një mundësi për t’u zhvilluar: të qenit të hapur dhe të vërtetë në komunikim janë aftësi shumë të mira personale dhe profesionale. Kështu ccdo situatë ku praktikoheni ju bën më të zotë në të!
brightside.me