Që ta dini, trajnimi në palestër mund të anashkalohet veçanërisht nëse në mbrëmje mund të organizoni një takim të nxehtë nën çarçafë. Natyrisht që një seancë e mirë aerobike në palestër ka përfitimet e saj, por mos harrojmë se edhe seksi ka anët pozitive (përveç orgazmës) që ndikojnë në të gjithë trupin tonë.

Përmirëson cilësinë e gjumit

Gjatë seksit hormoni oksitocit ka një kulm të prodhimit maksimal, kjo e bën gjumin më të mirë dhe cilësor. Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të flini, kështu që nëse vuani nga pagjumësia ose çrregullimet e gjumit, e dini se seksi është një ilaç i vlefshëm!

Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Zemra është një muskul dhe për këtë arsye duhet të trajnohet si abdominalet ose bicepsi. Hulumtimet kanë treguar se marrëdhëniet seksuale të paktën disa herë në javë pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës me 50%.

Heq stresin

Bëjini vetes një favor, stresi na mban jashtë ditë pas dite, edhe në qoftë se nganjëherë ne nuk e kuptojmë atë. Seksi mund të jetë zgjidhja. Seksi zvogëlon presionin e gjakut dhe, duke zhvilluar endorfinën, ndihmon të mendoni pozitivisht dhe të harroni ditën e keqe që ndoshta keni kaluar në zyrë.

Forcon sistemin imunitar

Çiftet që kanë marrëdhënie një ose dy herë në javë kanë 30% antitrupa për të përforcuar sistemin imunitar në krahasim me ata që nuk e bëjnë këtë.

Forcon zonën e legenit tek femrat

A njihni ushtrimet e Kegel? E pra, praktikoni stërvitjet tuaja edhe gjatë seksit, kjo, përveç përmirësimit të muskulaturës tuaj, do ta rrisë kënaqësinë e marrëdhënies!

Godet alergjitë

Hulumtimet kanë zbuluar se gjatë një marrëdhënie seksuale të gjitha çrregullimet që lidhen me hundën e mbytur ose sinusit janë zgjidhur përkohësisht. A doni një justifikim për të pasur seks të mirë?

Të zgjat jetën

Gratë që e duan dhe praktikojnë seksin rregullisht jetojnë më gjatë se gratë që nuk e bëjnë. Një jetë seksuale aktive i bën gratë më të reja dhe më aktive. Një alternativë më e mirë ndaj kremrave të rrudhave!