Jenny, një 29-vjeçare në Seattle, shtyu takimin me një djalë, të ciln e kishte njohur nga aplikacioni ‘Bumble’.  Ai e ftoi atë të dilnin të shtunën, edhe pse të dy ishin të vetëdijshëm për rrezikun nga virusi.

Jenny, e cila i kërkoi CNN-it të mos publikonte mbiemrin e saj për arsye privatësie, tha se kafeja në lagjen e saj, ishte shumë më pak e populluar se zakonisht.

Ajo dhe djali me të cilin po dilte, ndanin interesa të përbashkët për shkencën dhe librat dhe takimi i parë shkoi mirë. Por, gjërat filluan të vështirësoheshin, kur qeveria e Uashington-it nxorri urdhër për mbylljen e të gjitha lokaleve dhe restoranteve në qytet.

Jenny nuk ishte gati për të shkuar në shtëpinë e djalit akoma, prandaj, tani për tani, ata do të shkëmbenin mesazhe dhe do të bënin plane për të ardhmen e afërt.

Për ata që nuk duan të infektohen me koronavirus, por duan të vazhdojnë jetën sentimentale, ‘Dating.com’ ofron disa këshilla se si të kaloni kohë me të dashurit tuaj.

Këshillat përfshijnë të parit një film gjatë kohës që komunikoni përmes videos, si dhe të gatuarit së bashku të njëjtin vakt gjatë bisedës.

Netflix ofron një mundësi tetër, siç është ajo e “Të shohim së bashku”, ku shikuesit në dy vendndodhje të ndryshme mund të ndjekin në të njëjtën kohë të nëjtin film.

Edhe aplikacioni për takime “Bumble” publikoi një postim në blog nga epidemiologia Dr. Seema Yasmin, duke u bërë thirrje përdoruesve të aplikacionit që të shmangin dhënien e dorës dhe të qëndrojnë disa metra larg njëri-tjetrit nëse ata vendosin të takohen personalisht. Nëse përdoruesit janë të sëmurë, nuk duhet të takohen në asnjë mënyrë.

Dr. William Schaffner, një ekspert i sëmundjes infektive në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt, kishte këshilla të ngjashme për mënyrën e zhvillimit të takimeve. Ai rekomandon të pyesni: "Si po ndjeheni? A keni pasur simptoma? A keni ethe? A ndiheni rehat për të dalë?

"Unë mendoj se është një gjë e arsyeshme për t’u bërë," tha ai. Takimi është ende një mundësi, sepse përfshin vetëm 2 persona. Por çelësi është të ‘shijoni’ njëri-tjetrin teksa qëndroni larg çdo turme.

“Pra, stilet e takimeve duhet të ndryshojnë, por unë nuk do të mendoja që takimi i dy njerëzve do të ishte i papërshtatshëm.”- përfundoi Schaffner.