Puthja është si një truk që ndalon fjalët e tepërta, mund të përcjellë një milion emocione në një moment të vetëm, të cilat fjalët nuk mund t’i shprehin. Puthja nuk është thjesht një kontakt fizik, cilësohet si një ‘art’, që ju mund ta krijoni si të doni. Çdo stil puthjeje ka hijeshinë e vet. Interesante është që mënyra se si e puthni partnerin tregon shumë për marrëdhënien tuaj.

Këtu do të gjeni disa mënyra puthjesh të cilave u është dhënë nga një shpjegim.

Një puthje e lehtë në buzë

Kjo lloj puthje tregon se keni një ndjenjë të lartë komoditeti kur jeni pranë partnerit apo partneres, si dhe sa i qetë ndiheni në këtë marrëdhënie. Por gjithashtu mund të jetë një provokim për më shumë afrimitet.

Një puthje në faqe

Puthja në faqe është një shenjë shumë e mirë për marrëdhënien tuaj. Ajo tregon dashuri dhe kënaqësi kur jeni në prani të njëri-tjetrit. Por, kujdes! Ka raste kur mund të tregojë që ka një ‘akull’ në lidhje.

Puthja ‘Spiderman’

Një puthje jopraktike, që tregon një shenjë spontaniteti në marrëdhënien tuaj. Kjo tregon se ju improvizoni për të gjallëruar romancën tuaj.

Puthja e 'ëngjëllit'

Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, kjo është një puthje engjëjsh. Ky është një veprim intim që simbolizon një dashuri të fortë dhe i jep të dashurit tuaj një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje të ëmbël, kjo do të thotë që ju e doni thellësisht gjysmën tuaj më të mirë dhe kënaqeni duke e bërë atë person të ndihet i lumtur dhe plot dashuri.

Ëmbëlsira për në fund: puthja franceze

Kjo puthje shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse puthja franceze është e preferuara juaj, atëherë me siguri keni një të dashur pasionant dhe aventuresk.