Në çdo marrëdhënie duhet të ketë kufij. Ndoshta njëri prej jush ka një nevojë më të madhe për privatësi se tjetri, ose ndoshta partneri juaj kërkon më shumë hapësirë sesa ju. Pavarsisht nëse janë kufij fizik apo kufij emocional, si ju ashtu edhe partneri, keni të drejtën të ndiheni rehat në çdo situatë. Kur bie fjala tek teknologjia, ka edhe këtu kufij që duhen marrë parasysh.

Cila është një nga pikat më të zakoshme që shkakton grindje? Fjalëkalimet.

A është normale që të ndani fjalëkalimet me partnerin? A është kjo një çështje besimi dhe pasigurie? Apo duhet të jeni në gjendje t'i besoni partnerit, aq sa nuk keni nevojë të hyni kaq shumë në hapësirën e tij?

Para së gjithash është e rëndësishme të kuptojmë që nuk ka një 'normale', kur bëhet fjalë për sjelljet e çifteve.

T'i keni ose jo fjalëkalimet varet nga ju dhe partneri juaj, por gjithmonë qëndron një 'pse' pas kësaj. Nëse e doni fjalëkalimin e partnerit, për arsyen se nuk keni besim tek ai, atëherë këtu ka çështje me të mëdhaja për të diskutuar. Që do të thotë të merreni me pyetjen: 'Pse nuk keni besim tek partneri?'

Ndalemi tek se sa e rëndësishme është privatësia në një lidhje. Kjo është në varësi të seriozitetit të marrëdhënies që keni.

Nëse ju dhe partneri juaj vendosni të ndani fjalëkalimet e njëri-tjetrit, atëherë kjo duhet të ndihet shumë e natyrshme. Kur ju keni besim në një marrëdhënie, njohja e fjalëkalimit nuk duhet të ndihet si përgjim. Sidoqoftë, situata mund të ndërlikohet kur partneri ndihet në çdo moment nënkontroll.

Janë disa situata kur ju duhet ta shikoni me dyshim partnerin: nëse papritmas shihni që ai/ajo ka shumë fjalëkalime; e fsheh telefonin ose e fik në praninë tuaj.

Nuk ka asnjë mënyrë të përcaktuar si 'e duhura' në një marrëdhënie, ose për të trajtuar privatësinë në një marrëdhënie. Për sa kohë që edhe ju dhe partneri juaj jeni të kënaqur me kufijtë që keni vendosur, atëherë jeni duke bërë zgjedhjen e duhur. Sidoqoftë, nëse ka çështje themelore të besimit, siç thonë ekspertët, atëherë përpiquni t'i flisni ato dhe të punoni përmes tyre. Ju dhe partneri juaj meritoni të jeni të lumtur dhe t’i besoni njëri-tjetrit, pavarësisht nëse e dini apo jo kodin e tyre me katër shifra.