Tradhtia është një nga aktet më të neveritshme në një marrëdhënie, por akoma më shumë janë justifikimet që vijnë pas saj. Këtu janë 10 raste justifikimesh nga partneri, që disa vajza i kanë ndarë në rrjete sociale.

1.  “Ai më tradhtoi sepse mendonte që undë duhet të përjetoja një traum, në mënyrë që të kisha një zhvillim në karakter… nuk po bëj shaka, ai është shkrimtar.”

2. "Sepse erdha në shtëpi me humor të keq

Sepse isha jashtë vendit

Sepse ishte i dehur

Por e preferuara ime është 'nuk doja të të zgjoja'"

3.  "Më tha që harrova që ishim në një lidhje bashkë."

4. "Më tradhtoi sepse unë isha shumë e zënë duke planifikuar dasmën dhe nuk po i jepja vëmendje."

5.  "Nuk dinte se si të ma thoshte të ndaheshim, prandaj më tradhtoi."

6.  "Sepse unë nuk i depiloja këmbët çdo ditë."

7.  "Më tha që ja bën dhuratë për ditëlindje, kështu që nuk quhet tradhti."

8.  "Ajo e kishte detyruar t’i jepte numrin kështu që ish-i im duhet të shkonte deri në kinema për t’i thënë që kishte një të dashur."

9.  "Ish-partneri im u justifikua duke më thënë që ishte e destinuar nga zoti që të ndodhte."

10. "Arsyeja ishte që unë i kontrolloja gjithnjë telefonin dhe ai më tha: Doja të gjeje diçka aty brenda."

Burimi: Buzzfeed