Krizat ndodhin në jetën e të gjitha çifteve. Ato mund të jenë të mëdha ose të vogla. Disa çifte divorcohen pas 2-3 vitesh martesë, ndërsa të tjerë jetojnë së bashku për shumë vite. Martesat e gjata nuk janë thjesht çështje fati, por çiftet e lumtura e përballojnë çdo problem së bashku në familjen e tyre. Bright Side, na liston një sërë problemesh të zakonshme që mund të hasin çiftet e lumtura. Dhe siç rezulton, ato mund të zgjidhen lehtësisht:

Kilet e tepërta

Shumica e çifteve të sapomartuar fitojnë një peshë të konsiderueshme pas martesës së tyre. Shkencëtarët nga Universiteti i Glasgoxit zhvilluan kërkime dhe arritën në përfundimin se çiftet e reja fitojnë rreth 3-5 kile brenda vitit të parë të jetës së tyre të martuar. Në përgjithësi, njerëzit e martuar peshojnë 13 kile më shumë se ata që janë beqarë. Shumë shpesh, shtimi i peshës është i lidhur me gjendjen e rehatisë psikologjike, sepse partnerët janë të sigurt me njëri-tjetrin dhe prandaj, thonë “le të pushojmë pak”.

Çfarë duhet të bëni?

Humbja e peshës së bashku është më e lehtë sesa duket, sepse gjithmonë do të ketë një person pranë jush që do t’ju motivojë. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se nëse meshkujt humbasin peshë shpejt, kjo gjë mund të shkaktojë zhgënjim tek gratë. Mënyra më e mirë për t’u rikthyer në formë është të ngisni biçikletën ose të ecin në mbrëmje.

Lindja e fëmijëve çon në një krizë financiare

Lindja e fëmijëve shkakton probleme financiare në një familje të re. Sondazhet e realizuara nga NerdWallet treguan se prindërit nuk janë gjithmonë të gatshëm të kenë fëmijë dhe kjo nuk varet nga gjendja e tyre financiare. Familjet e klasës së mesme dhe ata me të ardhura më të ulëta përballen me mungesën e parave.

Çfarë duhet të bëni?

Filloni të kurseni para lindjes së fëmijës tuaj të parë dhe të shpëtoheni nga shpenzimet e panevojshme. Për shembull, do të jetë më mirë nëse blini një krevat të përdorur ose një karrocë të lirë, pasi fëmija nuk do ta përdorë për shumë gjatë dhe nuk keni pse shpenzoni kaq shumë.

Konfliktet me vjehrrën

Marrëdhëniet mes“nuses dhe vjehrrës” ose “dhëndrit dhe vjehrrës”, janë ndonjëherë një komedi e vërtetë. Psikologët thonë se marrëdhëniet e tilla mund të jenë edhe mjaft dramatike dhe mund të dëmtojnë gjendjen shëndetësore të të dyja palëve. Tensioni është veçanërisht i fortë në marrëdhëniet midis nuseve dhe vjehrrës. Hulumtimet e mbajtura në vitin 1954 treguan se 2/3 e vjehrrave nuk ishin të kënaqur me gruan e djalit të tyre, ndërsa nuset kishin një qëndrim negativ ndaj nënave të burrave të tyre. Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se gratë që jetojnë me vjehrrat tyre kanë më shumë gjasa të përjetojnë sëmundje ishemike të zemrës.

Çfarë duhet të bëni?

Mënyra më e mirë për të shmangur konfliktet me vjehrrën tuaj është që të jetoni veçmas. Ndoshta fillimi i një jetese vetëm me bashkëshortin do të jetë e veshtirë, mirëpo ia vlen. Megjithatë, nëse nuk keni një mundësi për të jetuar veçmas, më mirë t'i përdorni aftësitë tuaja diplomatike dhe t'i shpjegoni burrit tuaj sesa mërziteni ju nga debatet me vjehrrën.

Mërziteni nga zakonet e partnerit

Pas disa muajsh jetese së bashku, disa zakone të gjysmës suaj më të mirë mund të fillojnë t’ju bezdisin. Psikologët janë të sigurt se kjo gjë ndodh me shumë çifte dhe nuk do të thotë se dashuria juaj ka mbaruar. Çuditërisht, ato zakone që ju tërhiqnin tek partneri juaj dikur, mund mos t’ju pëlqejnë më vonë. Dashuria për sportin, një pasion për të lexuar më shumë seç duhet, darkat e gjata me miqtë- të gjitha këto janë në listën e zakoneve më të bezdisshme.

Çfarë duhet të bëni?

Pranojini ato. Mbani mend: zakonet e partnerit tuaj e bëjnë atë aq unik. Në fund të fundit ju e dashuroni atë person për shkak të këtyre zakoneve.

Jeni bashkë 24/7 dhe mërziteni

Ekziston një mendim se çiftet duhet të kalojnë të gjithë kohën e lirë së bashku, sepse e forcon marrëdhënien dhe kontribuon në formimin e interesave të përbashkëta. Megjithatë, disa çifte janë irrituar pasi kanë jetuar këtë lloj jete për disa vite.

Çfarë duhet të bëni?

Të dy partnerët duhet të kenë pasione të tyre që nuk janë interesante për palën tjetrës. Nuk ka asgjë të keqe nëse kaloni fundjavën tuaj veçmas - vetëm kontribuon në forcimin e marrëdhënies.