Eureka! Ti nuk je më personi që ishe përpara se të kishe fëmijë, por duhet të kuptosh se, nuk duhet të lakmosh të kthehesh më tek ai person. Njerëzit dhe partneritetet ndryshojnë, po ashtu edhe dëshira për seks. E rëndësishme është të ruani intimitetin emocional.

Nuk është sekret që prindërimi ndryshon gjithçka, jo vetëm jetën seksuale. Mes muajve të tërë pa gjumë në mbrëmje dhe viteve duke bërë gati fëmijët herët në mëngjes, shumë prindër nuk kanë kohë apo energji të bëjnë dashuri të qetë.

Por fakti se jeta juaj ndryshon kaq shumë, nuk do të thotë se jeta seksuale nuk mund të ndryshojë me të, dhe, në fund të fundit, për mirë.

Më poshtë, mamatë tregojnë se si prindërimi ka ndryshuar këndvështrimin e tyre për kënaqësinë seksuale dhe ekspertët udhëzojnë se si të balancohet më së miri intimiteti me rritjen e fëmijëve.

‘Pas foshnjës së parë dhe prerjes cezariane, seksi ishte i vështirë, sepse ishte i dhimbshëm dhe nuk kishim kohë. Filluam ta bënim me plan, që nuk ishte shumë ndjellëse; ndonjëherë ndihej si punë për t’u bërë. Pas foshnjës së dytë (dhe prerjes së dytë cezariane), ne ndryshuam katërcipërisht.’

- Alex M., nënë e dy fëmijëve

Ekspertja Catharine McDonald thotë se planifikimi i seksit është një zgjidhje e zakonshme për prindërit e zënë, por mund ta bëjë atë të ndihet si një detyrë tjetër në listën e pafundme të detyrave. Në vend të kësaj, planifikoni kohë për t’u lidhur së bashku që të mos ndiheni si shokë dhome. Çaste të vogla dashurie si, një mesazh kuptimplotë dhe vlerësimi i njëri-tjetrit si partnerë, jo vetëm si prindër, janë gurët që ndërtojnë përvoja pozitive seksuale. Gjatë intimitetit vini peshën te kënaqësia seksuale, edhe nëse nuk ka penetrim apo orgazmë. Mos harroni! Shëndeti seksual është shëndet, ndaj ia vlen të kujdeseni.

‘Që kur u bëra prind, m’u shua dëshira seksuale. Unë po ushqej me gji, gjë që më ul libidon dhe më bën të thahem atje poshtë. Tani i shoh gjinjtë e mi, që dikur ishin pjesë seksuale e trupit, vetëm si burim ushqimi. Acarohem kur dikush që nuk është vajza ime i prek. Burri im, edhe pse i durueshëm dhe mbështetës, nuk e kupton. Nuk qetësohem mjaftueshëm që të eksitohem. Kur je nënë mendja është gjithmonë lëmsh.’

- Jenny M., një nënë e një fëmije 8-muajshe

Damaris Johnson e krahason mëmësinë me luftën për mbijetesë. Nuk ka asgjë anormale të mos kesh dëshirë për të bërë seks. Megjithatë, ka mënyra të panumërta për të shijuar intimitetin, si për shembull ‘mëngjesi pesëminutësh’, që kërkon pesë minuta çdo mëngjes për të përqafuar ose komplimentuar njëri-tjetrin.

‘Marrëdhënia seksuale me partnerin ka evoluar gjatë viteve. Me çdo fazë të jetës, ka evoluime të dinamikës fizike, emocionale, mendore ose shpirtërore midis partnerëve; ne jemi gjithmonë në baticë dhe rrjedhje të vazhdueshme. Me t'u bërë prind, zbaticat dhe rrjedhat janë pak më ekstreme. Ka çaste kur kam nevojë për hapësirë, por ka çaste kur prekja sensuale më kujton se më lejohet të ndihem njeri.’

- Carolyn Brown, nënë e një 6, 3 dhe 1-vjeçareje

Johnson thotë se është e rëndësishme që ‘të merrni pak kohë për të eksploruar identitetin tuaj, përveç të qenit prind dhe partner. Ndërsa marrëdhënia seksuale mund të ndryshojë, çiftet lulëzojnë kur kujtojnë se ato ndryshime nuk reflektojnë përkushtimin e tyre ndaj njëri-tjetrit.