Justin Ricklefs, një blogist i martuar me Brooke prej 12 vitesh dhe baba i pesë fëmijëve ka ndarë përvojën e tij.

Nëse pret që secili të bëjë 50%, je i destinuar të zhgënjehesh. Për një periudhë, kemi menduar që martesa ishte një lojë. Një garë. Nëse unë bëj këtë, ti bëj atë. Përpiqu të më ndihmosh, bëj pak më shumë seç bën. Nëse ti do bësh 20 gjëra, edhe unë do bëj 20. Por problemi i vërtetë është kur njëri nga të dy nuk ia del dot të bëjë gjysmën e gjërave që ka për të bërë. Kur është tjetri që duhet të mbajë më shumë ngarkesë. Ndoshta raporti 90 me 10 në atë çast kur njëri është i sëmurë, i stresuar ose edhe i depresuar. Mos mendo që martesa është një ndeshje me pikë, përndryshe dikush do humbasë gjithmonë.

Mbaje gjallë emocionin. Në ditët e para që dilja me Brooke nuk kursehesha. Bënim shëtitje të gjata, bëja darka nën dritën e qirinjve, përpiqesha ta fitoja në çdo mënyrë. Kur nisën të grumbulloheshin vitet dhe përgjegjësitë, shpesh e kam lënë atë lloj zjarri të fikej. Të përpiqesh të mbash gjallë atë atmosferë, nuk do të thotë domosdoshmërisht të bësh një udhëtim në Paris. Mund të jetë edhe një udhëtim i minutës së fundit në një hotel pak metra larg, një dado surprizë për mbrëmjen ose një shënim i thjeshtë me shkrim dore. Injekto pak romanticitet në martesë.

Para të gjithave, puthuni. E di që kam defekte në këtë pikë, por përpiqem ta puth  Brooke menjëherë sapo kthehem nga puna. Madje më parë puth atë dhe pastaj fëmijët. Është një gjest i vogël që krijon një realitet shumë më të rëndësishëm. Për mendimin tim, për të qenë një baba i mirë duhet të jem në fillim një partner i mirë. Përndryshe do bëhemi dy shokë dhome që rrisim fëmijë.

Shpesh kurajoja është përkufizimi më i mirë i dashurisë. Ishte e lehtë ta doje Brooke kur ishim në fillim të martesës. Dhe ishte e thjeshtë për të të më donte gjatë periudhave tona më të mira. Por është shumë e vështirë të luftosh për dashurinë kur humbet një fëmijë. Historitë romantike janë të përkryera për filma, por jeta reale është shpesh konfuze, kaotike dhe e rrëmujshme. Mbahu fort në momente të vështira.

Jeta e vërtetë shihet në ditët normale. Ngritjet në detyrë, lindja e fëmijëve, blerja e shtëpisë së ëndrrave. Pikat kulmore të martesës janë shumë të bukura. Por pjesa më e madhe e ditëve është normale. Jam ndjerë në faj që kam humbur ato momentet e vogla duke punuar për të arritur rezultate të mëdha. Po zbuloj që jeta zhvillohet në ato çaste të shkurtra. Po mësoj të vlerësoj çdo minutë të udhëtimit tim dhe jo vetëm mbërritjen në destinacion.

Të jesh afër nuk do të thotë gjithmonë të jesh i pranishëm. Të kthehesh shpejt nga puna, të marrësh një dado për të dalë bashkë ose të largoheni ca ditë të dy, janë gjeste të rëndësishme, por të qenit pranë fizikisht nuk do të thotë gjithmonë që jeni pranë edhe nga ana emotive. Vetë mua më ndodh shpesh që kaloj kohë i fiksuar pas IPhone në vend që të shoh në sy gruan. Jam më I interesuar për  Tëitter-in ose Instagram-in sesa për të dëgjuar zemrën e time shoqeje. Kur ia dilni të jeni afër me trup, përpiquni të jeni edhe me shpirt.

Krahasimet me të tjerët vrasin gëzimin tuaj. Në një kohë kur njerëzit publikojnë jetën në Facebook, është e lehtë të mendosh që martesa jote ta shpif. Kur nis të krahasoj mundësitë tona ekonomike, shtëpinë, aftësitë e fëmijve dhe martesën tonë duke përdorur lente për larg, jam unë ai që humbas. Kjo mënyrë të menduari ma largon gëzimin. Do jetë në çdo rast një që ka më shumë. Mos e luani me këtë lojë.

Të dy keni mundësinë për t’i lënë të gjitha. Secili nga ne, njeh martesa që kanë përfunduar me dhimbje ose gëzim. Me divorc në vend të kërcimit në përvjetorin e 50-të të martesës. Unë dhe e Brooke po kuptojmë që është më e lehtë të heqësh dorë sesa të vazhdosh të luftsh, por çdo ditë vazhdojmë të zgjedhim. Dhe do vazhdojmë të pranojmë me ndershmëri ato çfarë zhgënjejnë tjetrin. Sepse ia vlen.

Merr nisma për të mirën e tjetrit. Shpesh në familje diskutojmë që të kuptojmë nëse jemi më shumë altruistë apo egoistë. Po i japim dhe po shërbejmë tjetrit? Apo vetëm sap o marrim dhe po e harxhojmë kohën tjetër kund? Nëse mund të ndaj vizionin tim, jeta është shpesh më e mirë kur vihesh në shërbim të tjetrit. Për të mirën e tij.

Jeto në komunitet. Martesa është e vështirë dhe kaotike, por edhe e bukur dhe e aftë për të dhuruar kënaqësi.  Nëse jeton i izoluar, mund të tundohesh për t’i ikur, por kur je i rrethuar nga miq dhe familjarë që e njohin forcën dhe betejat që ke përballuar, e ndjen mbështetjen dhe inkurajimin.

Më fal? Të jemi të ndershëm: gjatë martesës e zhgënjejmë tjetrin më shpesh sesa jemi të gatshëm ta pranojmë. Themi gënjeshtra të pafajshme, harrojmë takime të rëndësishme, nevrikosemi. Shembuj pa fund. Në vend që të heqim fajin nga kurrizi ose të shmangim përgjegjësitë, martesat forcohen kur fillon të pyesësh “Më fal?”. Më mirë sesa “më vjen keq”, kjo pyetje do mbyllë plagët dhe do sjellë shërimin.

Dashuria fiton. Kjo listë mund të ishte një kilometër e gjatë. Nuk kam folur për gjëra si ndershmëria, respektimi i orareve ose të folurit mirë për partnerin, por të gjitha listat e botës nuk do e mbanin fort martesën tuaj nëse do mungonte dashuria. Në fund dashuria fiton. I mund të gjitha. Heq dyshimin. Largon frikën. Të fton të kultivosh objektiva më të thellë. Dashuria fiton.

Botuar në HuffingtonPost