Nëse keni pak ose aspak dëshirë seksuale, ju nuk keni nevojë të përdorni ndonjë ilaç magjik për t'a rikthyer situatën në gjendjen ideale. Vetëm me një gjumë të shëndetshëm ju mund të ndryshoni gjithçka. Për ta provuar këtë gjë ne i referohemi hulumtimeve të fundit nga Universiteti i Miçiganit. I gjithë studimi u krye nga ky universitet, në koordinim me Dr. David Kalmbach.

Shkencëtarët rekrutuan plot 171 gra për të vlerësuar ndikimin e gjumit në dëshirën dhe në seksualitetin e tyre. Gjetja e parë dhe interesante ishte fakti se gjumi i mirë stimulon jetën seksuale për ditën e nesërme.

Zbulimi i dytë ishte se gratë që flinin më gjatë dhe bënin një gjumë cilësor, përjetonin emocione dhe lubrifikim më të madh vaginal se gratë që flinin pak.

Ndaj, gra bëni një gjumë të paqtë dhe sa më relaksues që të shijoni një raport intim perfekt!