U habitët kur e patë në titull PMS? Në fakt, kjo është një nga ato gjendjet që prek pjesën dërrmuese të grave në të gjithë botën dhe ndoshta ju emrin e saktë nuk e dinit! Është sindroma premenstruale(PMS), që ndodh zakonisht gjatë ditëve përpara se të vijë cikli. Nëse nuk ka një provë të disponueshme për të diagnostikuar PMS-në, nëse je një grua ka shumë të ngjarë që të keni përjetuar këto simptoma, por thjesht nuk e keni ditur se çfarë janë!

Lëkundjet e humorit, nervozizmi, ndjenja e trishtimit, fryrja dhe fortësia e gjirit janë të gjitha shenjat që cikli po vjen. Por pse gratë përjetojnë PMS dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni për të pakësuar ndikimin?

Ne kemi folur me Narendra Pisal, gjinekologe në Londër  dhe eksperte në lidhje me menaxhimin e simptomave të PMS:

Çfarë është PMS-ja dhe pse ndodh?

PMS është një kombinim i simptomave që shumë gra përjetojnë një javë ose dy para se të fillojë cikli i tyre. Nuk është plotësisht e kuptuar pse gratë përjetojnë PMS gjatë ciklit menstrual, por mendohet se ka të bëjë me hormonet.

"Ne e dimë se PMS dhe çrregullimi premenstrual është një formë shumë e rëndë e PMS së shkaktuar nga luhatja e hormoneve në trup", zbulon Pisal. "Simptomat, të cilat mund të jenë fizike dhe psikologjike, fillojnë disa ditë para periodës suaj dhe mund të jenë mjaft të rënda për të ndikuar në mirëqenien tuaj, cilësinë e jetës, performancën në punë dhe marrëdhënie".

Ekuilibri midis niveleve të estrogjenit dhe progesteronit shpesh është përgjegjës për simptomat. Pas ovulacionit, niveli juaj i estrogjenit bie dhe niveli juaj i progesteronit fillon të rritet. Ky çekuilibër më pas lind në simptoma të PMS. Para se të bëni një diagnozë, është e rëndësishme të mbani një ditar të simptomave dhe të vendosni një lidhje të fortë midis ciklit tuaj menstrual dhe simptomave tuaja. Për disa gra simptomat e PMS mund të bëhen aq të rënda sa mund të ndikojnë në mënyrë drastike në cilësinë e tyre të jetës.

Këshilla për trajtimin e PMS:

Ushtrime

Hulumtimet sugjerojnë që ushtrimet fizike mund të lehtësojnë simptomat e PMS, duke përfshirë nivelin e ulët të humorit dhe energjisë. Një studim zbuloi se gratë që kryenin ushtrime aerobike tre herë në javë për tetë javë, ndjenin përmirësim ndaj simptomave premenstruale.

Vitamina B6

Vitamina B6 (piridoksina) është treguar në një numër studimesh që lehtëson simptomat e PMS. Marrja e vitaminës B6 (piridoksinë) dhe shtojcave bimore në mbrëmje mund të ndihmojnë.

Ndryshimet dietike

Bërja e disa ndryshimeve dietike mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave. Ekspertët  këshillojnë ndërprerjen e kafeinës, sheqerit dhe qumështit.

Ndryshimet e stilit të jetës

Strategjitë për zvogëlimin e stresit, të tilla si joga, stërvitja dhe shmangia e situatave stresuese në punë dhe shtëpi gjithashtu mund të ndihmojnë.

Pilula kontraceptive e kombinuar

Përdorimi i pilulës kontraceptive të kombinuar është një nga mënyrat më të zakonshme për të mposhtur luhatjet e hormoneve dhe shpesh është e dobishme në zvogëlimin e simptomave të PMS-së.