Nëse jeni në një marrëdhënie, ju e dini sa ndjenjë e bukur është që të ecni të kapur dorë për dore. Ndoshta nuk e kuptoni në ato momente, por ky gjest i vogël flet shumë për marrëdhënien tuaj dhe fazën që po kaloni si çift.

Si mund ta gjeni kuptimin e lidhjes vetëm nga mënyra e mbajtjes së duarve? Provoni ta gjeni veten këtu.

Duart të kapura, të shtrira drejt

Nëse i mbani duart në këtë mënyrë, tregon se marrëdhënia juaj bazohet në dashuri dhe jo në pasion. Gjithashtu, partneri që mban dorën lart tregon se ka një personalitet më të fortë, shpesh merr iniciativë dhe është më vendimtar.

Me gishtat e ndërlidhur

Gishtat e ndërlidhur simbolizojnë pasionin dhe lidhje të fortë mes dy partnerëve. Kur mbani duart në këtë mënyrë, është e rëndësishme që të dy partnerët të mbajnë dorën e personit tjetër me vendosmëri. Nuk është shenjë e mirë nëse dora e partnerit është shumë e relaksuar.

Të kapur pas gishtit të vogël

Kjo mënyrë e mbajtjes së duarve do të thotë që ju të dy keni prioritet pavarësinë tuaj. Çiftet e tilla dinë të respektojnë hapësirën dhe privatësinë e njëri-tjetrit. Ajo gjithashtu mund të tregojë se çifti po kalon një moment delikat, kur një nga të dy partnerët ndjen nevojën për t'u kthyer përsëri për të qenë vetëm miq.

“Të përforcosh” kapjen e duarve me dorën tjetër

Nëse përdorni "përforcim" nga ana tjetër, zakonisht kjo do të thotë që gjërat mes jush janë duke u bërë serioze. Por për fat të keq, kjo nuk është gjithmonë një shenjë pozitive: kjo gjithashtu mund të thotë se po kthehesh në një partner/e që kërkon ta posedosh me patjetër partnerin.

Krahë të lidhur

Kjo mënyrë shpesh përdoret kur çiftet shkojnë në një ceremoni. Megjithatë, nëse duart mbahen në këtë formë çdo ditë tregon se do të thotë se ata që marrin krahun e partnerit të tyre kërkojnë mbrojtje ose ndihen paksa të pasigurt në marrëdhënien e tyre.

Me gishta të ndërlidhur dhe duke tërhequr dorën e partnerit

Kjo tregon se çifti nuk është “i barabartë”. Kushdo që tërheq dorën përpiqet të bëjë partnerin të marrë vendime më shpejt sesa ai/ajo po i merr. Mund të jetë gjithashtu një shenjë se njëri prej tyre është i ngopur me rutinën në marrëdhënie.

Pa u kapur për dore

Nëse partneri e shmang dorën, mund të jetë një shenjë që ai nuk ju ka vetëm ju. Megjithatë, kjo mund të tregojë se ka druajtje ose dëshirë për privatësi.

Gjithsesi, ju mos bëni veprime të menjëhershme dhe të mbani në vëzhgim veprimet e partnerit. Ndoshta marrëdhënia juaj po shkon shumë mirë dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar.