Për shumë prej nesh veshja e mbathjeve është një rutinë (si larja e dhëmbëve) dhe mendimi për të ecur pa to mund të duket i çuditshëm. Në realitet, ju në fakt mund të keni shumë përfitime kur vendosni të ndaloni t’i vishni ato dhe madje ky veprim mund t’ju ndihmojë më shumë seç e keni menduar.

Nëse vendosni të dilni nga shtëpia pa i veshur mbathjet, lexoni se çfarë përfitimesh ju sjell ky veprim:

Infeksionet nuk do t’ju shqetësojnë shpesh

Ekziston një bakter ''candila’’që shumica prej jush tashmë e njihni, ose mund të kenë pasur probleme me të. Ky bakter gjendet tek 20% e grave. Edhe pse disa mund të mos përjetojnë kurrë ndonjë simptomë, nëse ndodhin ndërlikime, mund të kaloni një infeksion. Për shkak se pambuku ruan lagështinë dhe krijon një zonë perfekte për rritjen e baktereve, vendimi për të mos veshur mbathje, ul shanset për t’u infektuar.

Do të ndiheni më rehat dhe nuk do të ndjeni aromë të pakëndshme

Shumica e vajzave e kanë përjetuar djersitjen në zonat intime. Kjo lagështi bllokohet nga të brendshmet tuaja që mund të rrisin erën. Mosveshja e mbathjeve do të lejojë që djersa të avullojë dhe aroma e pakëndshme nuk do të ndihet.

Zona juaj e bikinit do të jetë më e sigurt

Zona juaj intime është e bërë prej indeve delikate, të ngjashme me buzët tuaja. Të brendshmet me materiale artificiale dhe ato të ngushta mund të irritojnë, dëmtojnë dhe krijojnë infeksion në zonën tuaj të bikinit. ''Të heqësh qafe mbathjet'' dhe të veshësh vetëm rroba të gjera mund të zvogëlojë dhe në disa raste të heqë plotësisht shanset e acarimit.

Zona juaj intime do të jetë më pak e ndjeshme ndaj alergjive

Për shkak se shumë rroba, përfshirë mbathjet, përmbajnë pëlhura artificiale, ngjyrat dhe kimikatet mund të krijojnë një reaksion alergjik. Ky reagim mund të shfaqet si acarim, flluska, skuqje dhe gunga. Në këtë situatë, nëse nuk mbani veshur mbathje, kjo do të thotë më pak veshje, që mund të shkaktojnë alergji.